Në bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), në datën 22 tetor të vitit 2015 është mbajtur debati mbi rolin e arsimit në ballafaqimin me barrën e së kaluarës së dhunshme. Në debat kanë marrë pjesë Sanja Petroviq Todosijeviq, historiane nga Instituti për historinë e re të Serbisë, Dasha Duhaçek, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, zëvendësja e drejtoreshës ekzekutive të FDH-së Marijana Toma dhe vijuesit e gjeneratës së katërt të Shkollës Rajonale për Drejtësinë Tranzicionale. Në debat është bërë fjalë për marrëdhënien e sistemit të arsimimit kundrejt shkeljes së të drejtave të njeriut në të kaluarën, mbi rolin e të rinjve në procesin e pajtimit dhe jashtë platformave institucionale në ofrimin e përkrahjes për përpjekjet që për të kaluarën të mësohet në bazë të fakteve të vërtetuara.
Në kuadër të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale (Shkolla) është organizuar një vizitë njëditore në vendet e përkujtimit në Kroaci. Njëzet e pesë vijues dhe vijuese të gjeneratës së katërt e kanë vizituar Memorialin dhe Muzeun Memorial në Jasenovc dhe Vukovar dhe me këtë rast kanë biseduar mbi kulturën e përkujtimit në lidhje me krimet e kryera në këto vende.
Në datën 23.10. të vitit 2015, me fillim në orën 12.00, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) do të mbajë prezantimin Dosja ”Operacioni Reka“ (Dosja). Prezantimi do të mbahet në Sallën e Madhe të Qendrës së Mediave në Beograd (Terazije 3, Kati I).