Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Sekretari i shtetit i Ministrisë së punës, punësimit, çështjeve sociale dhe të luftëtarëve, Dragan Popoviq kohët e fundit ka deklaruar se shteti i respekton dhe i plotëson të drejtat e viktimave të luftës si edhe se Projektligji mbi të drejtat e luftëtarëve, invalidëve të luftës, invalidëve civil të luftës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, propozimi i së cilës i është njoftuar Qeverisë, është në përputhje me rrjedhat evropiane. Me rastin e kësaj deklarate dhe pas shikimit të tekstit të përpunuar të Projektligjit, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe organizatat e tubuara rreth Koalicionit kundër diskriminimit dhe Koalicionit për qasje në drejtësi, i bëjnë thirrje kësaj Ministrie që të ndalen së mashtruari opinionin ndërkombëtar dhe atë vendor, kurse para së gjithash 20.000 viktima civile të luftës në Serbi dhe që t’ua shpjegojnë atyre se përse shteti refuzon për të respektuar të drejtat e tyre të garantuara me konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është Serbia.