Thirrje e Hapur për Programin e Mentorimit në Drejtësinë Tranzicionale Afati për aplikim: 08 maj 2025

Je i/e ri/re (18–25 vjeç) nga Kosova2 apo Serbia dhe ke pasion për të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale? Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ju ftojnë të aplikoni në një program tre-mujor mentorimi të fokusuar në hulumtim dhe shkrim.
Çka përfshin programi?
Ky program mentorimi ofron mundësinë që të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të thellojnë njohuritë e tyre mbi drejtësinë tranzicionale përmes mbështetjes në realizimin e një punimi kërkimor (5–10 faqe) nën mentorimin profesional të stafit të FDH Kosovë dhe FDH.