Në datën 9 korrik të vitit 2014 bëhen 15 vite nga vrasja e vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB). Mossuksesi i institucioneve në lidhje me dënimin e këtij krimi tregon se drejtësia në Serbi është selektive, si dhe se personat përgjegjës për ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi janë mbi ligjin.
Sipas vlerësimit të Fondit për të drejtën humanitare (FDH), gjykimi dhe aktvendimi i pafajësisë i shqiptuar nga Gjykata e Apelit në Nish 17.11.2011 më të cilin policin aktiv Millosh Simonoviq dhe rezervistin të MPB-së të Serbisë Dragisha Markoviq e liruan për vrasjen e Isë Emini, shqiptarin nga Prishtina gjë që seriozisht e vë në dyshim gatishmërinë e deklaruar të gjyqësorit të Serbisë në procedim e autorëve të krimeve të luftës nga radhët e policisë.