Koha ditore, 21.05.2008.
Nëse Prishtina zyrtare do të hetonte fatin e mbi 400 të zhdukurve joshqiptarë, do të dëshmonte se përkujdeset për të gjithë qytetarët e saj, pa marrë parasysh etninë e tyre.
Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH – Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti. Hulumtimi i FDH-Kosovë gjatë periudhës së parë kishte për qëllim të vlerësojë: nëse të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë në të njëjtën masë lirinë e lëvizjes; nëse kanë qasje në organet komunale dhe institucionet tjera kosovare; a zbatohen dispozitat e ligjit mbi përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit; cilat janë institucionet shëndetësore të cilave u drejtohen qytetarët e Kosovës; a janë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë ndërmarrjet publike; dhe a respektohet e drejta e qytetarëve të Kosovës për t’u informuar në gjuhën amtare. Në periudhën pas 17 shkurtit 2008, FDH – Kosovë ka hulumtuar kryesisht pikëpamjet e serbëve në lidhje me lirinë e lëvizjes, nëse dhe në çfarë mase përfaqësuesit e pakicave kombëtare i kanë lëshuar vendet e tyre të punës, çka kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në lidhje me këtë dukuri dhe sa është numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë kthyer në vendet e tyre të punës.
Koha Ditore, 19.05.2008.
Kavran ka pohuar se prokuroria do t’ju jap informata vendeve individuale, të cilat i nisin hetimet e tyre dhe do t’u përgjigjet kërkeseve të organeve hetimore të atyre vendeve
Këto akuza kanë dalë në një libër të botuar nga ish-prokurorja e gjykatës së Hagës Carla del Ponte.
Ajo shkruan në librin e saj se të paktën 100 serbë janë transportuar përtej kufirit në Shqipëri ku janë vrarë dhe u janë marrë organet.
Autoritetet në Kosovë e Shqipëri i kanë hedhur poshtë këto akuza.
Megjithatë zoti Haradinaj thotë se ai do të bashkëpunonte me një hetim të pavarërur lidhur me këtë çështje.
Kërkesa për nxjerrjen e një deklarate politike apo ngrittjes së ndonjë padie ndaj ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës. Carla del Ponte, per ”shpifjet” që i ka bërë në emër të UÇK-së në librin ”Gjhu: Unë dhe kriminelet”, është lënë për t’ u shqyrtuar javën e ardhshme.