PERIUDHA: 1988-1991
BURIMI PRIMAR: Gazeta ditore Politika
VËLLIMI DHE MEDIUMI : 1 CD
PËRMBAJTJA: Si ka folur populli është material i përgatitur i rubrikës Jehona dhe reagime, e cila është botuar në gazetën ditore Politika, nga korriku i vitit 1988 deri në mars të vitit 1991, në të cilën lexuesit e Politikës në të njëjtën kohë janë edhe autorë të kontributeve me shkrim, në të cilat i shprehin qëndrimet dhe reagimet e tyre ndaj lajmeve të Politikës në rubrikën e tyre të brendshme, të jashtme, kulturore e, madje, edhe në atë sportive.
Rubrika Jehona dhe reagime ka një rëndësi të veçantë për të kuptuarit e mënyrës se si opinioni publik në Serbi dhe në disa pjesë të Jugosllavisë të banuara me popullatën serbe ka qenë në mënyrë sistematike i përgatitur për dekonstruksionin e ardhshëm të përgatitur të vendit dhe për luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe, në fund, në Kosovë. Dhjetë vite qëkur papandehur është fikur, pikërisht ashtu siç edhe papritmas është konstatuar (korrik i vitit 1988 – mars i vitit 1991), në kujtesën e bashkëkohësve ajo mbetet simbol i instrumentalizimit politik të mediave në shërbim të manipulimit të orkestruar me opinionin publik, dëshmi mbi shembjen profesionale të politikës redaktuese të një gazete ditore me ndikim, por edhe një gjurmë e pashlyer e rolit të turpshëm të intelektualëve në ndërtimin dhe shpjegimin e stereotipeve etnike, në nxitjen e urrejtjes kombëtare dhe në revidimin e historiografisë. Me këtë është përgatitur terreni për projekte politike e, madje, edhe ushtarake, shumë më serioze, të cilat kanë pasuar.
SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe