NËNDFONDI -NP-012-1 kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar nga Kosova
NËNFONDI FDH-NP-012-2 kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar nga Bosnja e Hercegovina
PERIUDHA: 1995-1996, 1999-2000
BURIMI PRIMAR: Anëtarët e familjeve, prona e të cilëve është konfiskuar me dhunë dhe të cilët janë dëbuar nga territori i Kosovës dhe i Bosnjës e Hercegovinës.
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 40 kuti arkivore
PËRMBAJTJA: Fondi përmban deklaratat e të dëmtuarve mbi rrethanat e konfiskimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, pranë të cilës janë të deponuara dokumentacione të ndryshme, të cilat tregojnë pronësinë mbi pronën e konfiskuar – letërnjoftimet, lajmërimi i vendbanimit të përkohshëm, marrëveshjet mbi këmbimin e pronës së paluajtshme ,vendimet mbi ndryshimet në kadastër, kontratat për qira të banesave, vendimet mbi ndarjen e banesës, kopjet e pasaportës, certifikatat e gjykatës, kontratat mbi shitblerjen e patundshmërive, certifikata mbi kërkesën për regjistrim në të drejtat e patundshmërive, kontrata mbi posedimin e përjetshëm, tapi, legjitimiteti i personave të zhvendosur, vendime mbi pagesën e kompensimit për shfrytëzim të tokës së ndërtimit, procesverbale mbi kategorizimin e objekteve banesore, kontrata mbi dhurimin e patundshmërisë, kopje të planit, kopjet e fletëve poseduese, vendime mbi lejen e zgjerimit, vërtetime të administratës së gjeodezisë.
SISTEMI I RENDITJES: Sipas parimit gjeografik, sipas komunave
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe, boshnjake