Kreu » Gjykimet për krime lufte në Serbi
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) i ndjek dhe i mbështet gjyqet për krime lufte që nga procedurat e para të zhvilluara në Republikën e Serbisë në vitin 2002. FDH-ja i përfaqëson viktimat (të dëmtuarit) përmes përfaqësuesve ligjorë, paraqet kallëzime penale në Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, dorëzon dokumentacion mbi krimet e kryera dhe identifikon e inkurajon dëshmitarët dhe viktimat që të dëshmojnë në këto procedura – duke kontribuar kështu në vendosjen e drejtësisë për krimet e së kaluarës.
Si organizata e vetme që në mënyrë të vazhdueshme i ndjek dhe i analizon gjyqet për krime lufte në Serbi, FDH-ja informon rregullisht opinionin vendor dhe ndërkombëtar për rrjedhën e tyre. Procedurat para gjyqësorit serb mund të ndiqen përmes transkripteve nga shqyrtimet kryesore, si dhe përmes raporteve të përgatitura nga vëzhguesit e FDH-së. Për secilën çështje është e qasshme një përmbledhje e rastit, aktakuza dhe aktgjykimet apo vendimet e tjera gjyqësore.
Koristimo kolačiće radi prižanja boljeg korisničkog iskustva i funkcionisanja ove prezentacije u skladu sa Politikom privatnosti i Uslovima korišćenja i Politikom kolačića.
Websites store cookies to enhance functionality and personalise your experience. You can manage your preferences, but blocking some cookies may impact site performance and services.
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.