FDH mbështet dhe forcon ndjekjen penale të krimeve të luftës, përfshin viktimat në procedurat penale dhe i ndihmon ato të realizojnë të drejtën për reparacione, duke informuar dhe ngritur ndërgjegjësimin publik mbi domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë penale për krimet e kryera.
Fondi monitoron dhe analizon gjykimet për më shumë se 20 vjet, duke mbuluar rastet e para të krimeve të luftës para gjykatave në Serbi dhe duke informuar publikun përmes raporteve të rregullta ditore dhe vjetore.
Përmes avokatëve me të cilët bashkëpunon, FDH përfaqëson viktimat në çështjet që zhvillohen në gjykatat e Serbisë dhe u ofron atyre mbështetje logjistike për të marrë pjesë në gjykime.
FDH mbështet viktimat në realizimin e të drejtës së tyre për kompensim të dëmit për shkak të veprimeve të paligjshme të organeve shtetërore gjatë konflikteve të armatosura, si dhe në procedurat administrative për të fituar të drejtën për reparacione duke marrë statusin e viktimës civile të luftës.
Fondi gjithashtu punon aktivisht në kërkimin e autorëve të krimeve të luftës, duke hulumtuar arkivat e Tribunalit të Hagës dhe dokumentacionin e tij. Bazuar në hetime dhe analiza, ai harton dosje mbi individët dhe njësitë për të cilët ka dyshime të dokumentuara se kanë marrë pjesë në shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe paraqet kallëzime penale kundër tyre.
hëne hënë | mare martë | mëre mërkurë | enje enjte | pree premte | shte shtunë | diee diel |
---|---|---|---|---|---|---|
28 | 29 | 30 | 1 1 | 2 | 3 | 4 |
5 | 6 1 | 7 | 8 2 | 9 | 10 | 11 |
12 1 | 13 | 14 3 | 15 | 16 | 17 | 18 |
19 | 20 1 | 21 | 22 | 23 | 24 1 | 25 2 |
26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 1 | 1 |
Koristimo kolačiće radi prižanja boljeg korisničkog iskustva i funkcionisanja ove prezentacije u skladu sa Politikom privatnosti i Uslovima korišćenja i Politikom kolačića.
Websites store cookies to enhance functionality and personalise your experience. You can manage your preferences, but blocking some cookies may impact site performance and services.
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.