Arsimi

FDH zbaton programe edukative dhe ofron literaturë në fushat e së drejtës humanitare ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë pas konfliktit.

Organizon Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale për të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe Shkollën Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për të rinjtë nga Serbia. Qëllimi i këtyre shkollave është t’u transmetojë dhe t’u mundësojë qasje në njohuritë mbi historinë e fundit dhe strategjitë për trajtimin e trashëgimisë së saj bazuar në faktet e përcaktuara nga gjykatat. Këto shkolla u mundësojnë të rinjve të vlerësojnë kritikisht të kaluarën dhe të kontribuojnë në mënyrë të përgjegjshme në debatin shoqëror brenda komuniteteve të tyre.

FDH menaxhon një bibliotekë të specializuar të dedikuar për mbledhjen dhe ruajtjen e materialeve multidisiplinare në lidhje me drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën. Kjo bibliotekë u mundëson punonjësve të FDH, studiuesve dhe studentëve të gjejnë literaturën dhe informacionet e nevojshme në këto fusha. Biblioteka është e integruar në bazën elektronike bibliografike dhe bibliotekare COBISS, dhe fondi i saj mund të kërkohet në internet.

Të gjitha ngjarjet Gjykimet Kujtimet Ngjarjet
hëne hënëmare martëmëre mërkurëenje enjtepree premteshte shtunëdiee diel
28
29
30
1
1
2
3
4
5
6
1
7
8
2
9
10
11
12
1
13
14
3
15
16
17
18
19
20
1
21
22
23
24
1
25
2
26
27
28
29
30
31
1
1
TË GJITHA NGJARJET
12.05.2016.

Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale – Buletin

23.10.2015.

Dosjes ”Operacioni Reka“

16.03.2015.

Evaluimi i bazës së të dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës – Konkluzione dhe rekomandime

21.02.2015.

Buletin i punimeve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale # 2