Arkivi FDH
Në Arkivin e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) ruhet materiali primar mbi shkeljen e të drejtave të njeriut, të cilat janë kryer në mënyrë masive në territorin e ish Jugosllavisë si dhe mbi 90 për qind e kopjeve të arkivit publik të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (GjPNJ).
Materiali primar arkivor është i mbledhur përmes hulumtimit të krimeve luftës dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilën FDH e bënë që nga viti 1992. Pos kësaj, FDH, një pjesë të materialit të saj arkivor e ka marrë nga institucionet e tjera, me të cilat ka bashkëpunuar gjatë tridhjetë viteve të ekzistimit të tij. Kështu, Arkivi i FDH-së përmban, midis të tjerash, një numër të madh të dokumenteve nga gjykimet për krime të luftës në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, arkivin e mediave të viteve nëntëdhjetë, si dhe xhirimet audio dhe video të gjykimeve në GjPNJ dhe dokumentacionin, i cili në formë të provave është paraqitur në gjykimet e GjPNJ-së.
Arkivi i FDH-së përmban gjithsejtë 119,20 metra arkivore dokumentacion të shtypur, 39.126 disqe në të cilin është i xhiruar arkivi i GjPNJ si dhe 1692 CD dhe DVD disqe me video material të ndryshëm – raporte televizive, filma, xhirime konferencash, forumesh, takime dhe xhirime të intervistave të historisë gojore.
Miratimin për shfrytëzim të materialit arkivor për qëllime hulumtuese-shkencore e jep drejtoresha e FDH-së në bazë të kërkesës paraprakisht të drejtuar në formë të shkuar, të cilën mund ta dërgoni në adresën elektronike archive@hlc-rdc.org. Në kërkesë ceket tema dhe qëllimi i hulumtimit.
Arkivi i FDH-së është i përfshirë në Grupin punues të Arkivit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Arkivit Ndërkombëtar.
FDH-SS-001 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shqiptarëve në kohën e Sllobodan Millosheviqit
FDH-SS-002 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shtetasve të Serbisë për krime të luftës
FDH-OV-003 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të MT të Vukovarit dhe të njësisë paramilitare Leva Supoderica për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës
FDH-ZV-004 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë paramilitare GRERËZAT E VERDHA për krime të luftës ndaj civilëve në Zvornik
FDH-SC-005 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë Shkorpionët (Škorpioni) për krime ndaj civilëve në Srebrenicë
FDH-LR-006 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Policisë Ushtarake të Ushtrisë kroate për krime të luftës në Burgun Ushtarak
FDH-SJ-008 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë paramilitare Hakmarrësit (Osvetnici) për rrëmbim dhe vrasje të myslimanëve të Sjeverinit në Serbi
FHD-ST-009 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republika Srpska për rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve nga treni në Shtrpce
FDH-PD-010 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të njësisë paramilitare SHKORPIONËT për krime ndaj civilëve në Podujevë
FHP-PR-011 FONDI: Represioni policor në Serbi dhe në Kosovë NËNDFONDI: FDP-PR-011-1 Qëndresa
FDH-NP-012 FONDI: E drejta në pronë dhe në paluajtshmëri – kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar
FDH-Zhv-014 FONDI: Zhvarrosjet në Serbi dhe në Kosovë
FDH-SN-015 FONDI: Dokumentacioni mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut
FHP-SP-016 FONDI: Përfaqësimi i partive politike dhe i kandidatëve për kryetar në mediat elektronike dhe në ato të shkruara në Serbi
FHP-KF-017 FOND: Konferenca në organizIm të Fondit për të Drejtën Humanitare
FDH-GJ-021 FONDI: Transkripte nga gjykimi për vrasjen e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Serbisë Dr. Zoran Gjingjiqit
FDH-SH-025 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e qytetarëve të Kroacisë për krime të luftës
FDH-RO-026 FONDI: Romët – raport mbi incidentin, raste të ndryshme të sulmeve në romët, e drejta në banim dhe diskriminimi, shpërngulja e romëve, e drejta në jetë dhe diskriminimi , deportimi i romëve nga Republika Federale e Gjermanisë, Konventa kundër Torturës – KKT
FDH-LV-0027 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të formacioneve paramilitare dhe i pjesëtarëve të APJ-së për krime ndaj civilëve në Lovas
FDH-QY-028 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të togës 177 të detashmentit ushtarak territorial, Pejë, të Ushtrisë së Jugosllavisë, për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës në fshatin Qyshk në Kosovë
FHP-BY-029 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të MPB-së të Serbisë për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës në Petrovo Selo në Serbi
FDH-OR-030 FONDI Koha kur populli ka folur – jehona dhe reagime
FHP-IF-031 FONDI: Hulumtimi i Fondit për të Drejtën Humanitare mbi propagandën e luftës në mediat e shtypura