Të largohen oficerët nga Ushtria e Serbisë të akuzuar për krime kundër civilëve në Tërrnje

Të largohen oficerët nga Ushtria e Serbisë të akuzuar për krime kundër civilëve në Tërrnje

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH ) kërkon nga Lubisha Dikoviqi  shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë që ti largoj nga Forcat e Armatosura të Serbisë Pavle Gavriloviçin  dhe Rajko Kozlina të akuzuar për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në Tërrnjë më datën  25 mars të vitit 1999 deri në përfundim të procedurës.

Më 6 nëntor  të vitit 2013 Prokuroria për  Krime Lufte( PKL ) ngriti aktakuzë ndaj oficerit dhe nënoficerit të Ushtrisë Serbe, Pavle Gavriloviçin  dhe Rajko Kozlina për krime lufte kundër popullatës civile. Në aktakuzë ata akuzohen  për periudhën kur ishin pjesëtare të Brigadës së motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave ( UJ)  dhe së bashku me pjesëtarë tjerë të Batalionit të Logjistikës më datën  25 mars  të vitit  1999 vranë të paktën 27 civilë , banor të fshatit Tërrnje në  afërsi të  Suharekës në Kosovë, nder ta, të moshuar,  gra dhe fëmijë, përfshirë dhe një fëmijë katërvjeçar. Nga komunikata e prokurorisë konstatohet se të pandehurit janë ende aktive në shërbim të Ushtrisë së Serbisë.

FDH thekson së në pajtim me nenin 77 të Ligjit të Forcave të Armatosura të Serbisë personi ushtarak mund të largohet nga detyra në qoftë se vepra penale për të cilën akuzohet ”  është e natyrës së tillë që është e dëmshme për interes të shërbimit në qoftë  së personi i akuzuar vazhdon detyrën”.
Sipas aktakuzës, Pavle  Gavriloviç kishte urdhëruar  që në qytet “askush nuk duhet të mbetet i gjallë ” ndërsa, Rajko Kozlina  e kishte qëlluar në kokë një të moshuar në mënyrë që të tregonte ushtarëve të tjerë si duhet vrarë civilët . Për rolin dhe përgjegjësitë  e Gavriloviçit  dhe Kozlina dhe krimet e kryera,  dëshmuan në kushte anonimiteti, dy ish pjesëtarë të  brmo UJ 549, në vitin 2002, në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit (K-41 dhe K-32) dhe në vitin  2007 në rastin e Milan Millutinoviqit dhe të tjerëve (K-82 dhe K-54) .

Qëndrimi i të akuzuarve për krime lufte në institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve  pengojnë procesin e rikthimit të besimit në institucionet që  ishin  të përfshira në kryerjen dhe mbulimin e krimeve më të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

FDH  në maj  të viti 2008  dorëzoi  kallëzim penal ndaj 11 pjesëtarëve të  brmo 549 të dyshuar për kryerjen e krimit në Tërrnje.

Në mars të vitit 2013 FDH publikoi dosjen mbi aktivitetet e Brigadës së Motorizuar të Ushtrisë Jugosllav 549 në të cilën është  përshkruar pjesëmarrja e pjesëtarëve të këtij njësiti në krimin  në Tërrnje duke e përfshirë dhe Gavriloviçin dhe Kozlina.

Share