Qytetarët e vrarë të Kroacisë, të nacionalitetit serb, në konfliktet e armatosura në Kroaci

Sipas vlerësimeve nga burime të shumta të pavarura, në konfliktet e armatosura në Kroaci janë vrarë dhe janë zhdukur midis 21.000 dhe 23.000 persona. Nga numri i tërësishëm, janë vrarë dhe zhdukur midis 14.000 dhe 16.000 civilë të kombësisë kroate dhe pjesëtarë forcave të armatosura të Republikës së Kroacisë (kryesisht) të kombësisë kroate dhe rreth 7.000 civilë të kombësisë serbe, të pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Srpska Krajinës dhe pjesëtarë të ish APJ-së, të cilët në kohën e luftës i kanë pasur vendbanimet në Kroaci (kryesisht të kombësisë serbe).

 

Deklaratat e para mbi vrasjet dhe zhdukjet e serbëve gjatë dhe pas operacioneve të ushtrisë kroate, hulumtuesit  i kanë marrë në gjysmën e dytë të vitit 1995. Hulumtuesit e FDH-së i kanë marrë saktësisht 45 deklarata nga dëshmitarët okular dhe nga anëtarët e familjeve të personave të vrarë dhe të zhdukur serb gjatë operacionit të ushtrisë Kroate, Vetëtima, në maj të vitit 1995, derisa 107 deklarata i kanë marrë prej të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjeve të viktimave gjatë dhe pas operacionit  Stuhia të ushtrisë kroate dhe MPB-së së Kroacisë  në muajin gusht të vitit 1995. Me mbledhjen e të dhënave kanë vazhduar në muajin mars të vitit 2012. Me përfundim në datën 31 gusht të vitit 2012, ekipi i përbërë prej pesë anëtarëve ka intervistuar 266 dëshmitar dhe anëtarë të familjeve të të vrarëve dhe të të zhdukurve, të cilët jetojnë në Serbi. Në periudhën e njëjtë, i kanë mbledhur 306 dokumente dhe  250 fotografi të viktimave.

Share