FHD-ST-009 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republika Srpska për rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve nga treni në Shtrpce

PERIUDHA: 1993 -1997

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykata e Lartë në Bjelo Polje (Mali i ZI), Komisioni për mbledhjen e të dhënave mbi rrëmbimin e udhëtarëve nga treni 671 në komunën e Shtrpces, Mali i Zi, shtypi i ndryshëm

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion nga gjykimi i ndarë i Millan Llukiqit dhe Nebojsha Ranisavljeviqit, të cilët, si pjesëtarë të formacionit-grupit ushtarak, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Bosnjë e Hercegovinë, kanë kryer sulm mbi trenin e udhëtarëve të Hekurudhës së Jugosllavisë në vendin Shtrpce dhe rrëmbimin e popullatës civile, të cilët i kanë privuar nga jeta, me çka kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA: Serbe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

• Rasti Lukiq –padia penale, procesverbali mbi dëgjimin, aktgjykimi, vendimi mbi refuzimin e ankesës së prokurorit – Gjykata e Qarkut në Beograd, Gjykata Supreme e Serbisë – Republika e Serbisë.
• Rasti Ranisavljeviq – dokumentacioni gjyqësor (vendimi mbi zhvillimin e hetimeve, procesverbalet e seancës kryesore, procesverbalet mbi dëgjimin e dëshmitarit, ankesat, aktgjykimi)- Gjykata e Lartë në Bjelo Polje, Republika e Malit të Zi.

Kutia nr. 2

• Material rreptësishtë konfidencial i NTH-së
• Dokumentet e Komisionit për mbledhjen e të dhënave mbi rrëmbimin e udhëtarëve nga treni 671 në Shtrpce, të cilin e ka formuar Kuvendi i Malit të Zi
• Letra të ndryshme në lidhje me rrëmbimin e udhëtarëve
• Apele për ndihmë dhe letra të ndryshme të familjeve të të rrëmbyerve (1993 – 1996)
• artikuj nga gazetat – deportimi i refugjatëve, rasti i Millan Llukiqit, rrëmbime
• Autorizime
• Të ndryshme

Share