FDH-SH-025 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e qytetarëve të Kroacisë për krime të luftës

PERIUDHA: 1999 – 2008.

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Varazhdin, Gjykata e Qarkut në Bjelovar, Gjykata e Qarkut në Zagreb, Gjykata e Qarkut në Vukovar (Kroaci).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  9 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacion nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës në territorin e ish  Jugosllavisë, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Kroacisë. Fondi përfshin periudhën prej vitit 1999 e deri më sot. Në kuadër të fondit gjenden materiale gjyqësore (aktakuza, aktgjykime, procesverbale të seancave kryesore, procesverbale nga dëgjimi i dëshmitarëve, procesverbale nga hetimi i të akuzuarve, raporte nga gjykimet, letra), artikuj gazetaresk dhe dokumentacion përcjellës.

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

SISTEMI I RENDITJES: sipas kutive të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – sipas parimit kronologjik (sipas datës)

Pritet rritja e fondit.

GJUHA:  Kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1
•    Gjykim i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, që për momentin mbahen para gjykatave të Qarkut në Zagreb dhe në Vukovar. Kutinë nr. 1 e përbëjnë: rasti «Cerna», të akuzuarit Tomislav Madi, Mario Juriq, Zoran Poshtiq, Davor Laziq dhe Mija Starçeviq; rasti «Selotejp» dhe «Garazhi», i akuzuari Branimir Glavash.

Kutia nr. 2
•    Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, që për momentin mbahet para Gjykatës së Qarkut në Zagreb. Rasti «Xhepi i Medakut», të akuzuarit, Rrahim Ademi dhe Mirko Norac.

Kutia nr. 3
•    Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë para Gjykatës së Qarkut në Zagreb, gjykatës së Qarkut në Bjelovar dhe Gjykatës së Qarkut në Varazhdin. Kutinë nr. 3 e përbëjnë: rasti «Grupi i Bjelovarit», i akuzuari Luka Markeshiq, dhe rasti tjetër, Dinko Shakiq.

Share