FDH dorëzon kallëzime penale për krime lufte në Kalesija dhe Vlasenicë në vitin 1992

FDH dorëzon kallëzime penale për krime lufte në Kalesija dhe Vlasenicë në vitin 1992

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, kundër Slobodan Pajiq dhe Vlastimir Bećarević, ish-oficerë të Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS).Me dyshimin e arsyeshëm se ata kanë urdhëruar dhe/ose kanë kryer krime lufte në komunat Vlasenicë dhe Kalesija gjatë muajve majit dhe qershorit 1992.

Kallëzimet penale kundër Pajiq dhe Bećarević janë rezultat i hulumtimit të Fondit për të Drejtën Humanitare për krimet e luftës të kryera në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç nën komandën e Svetozar Andrić. FDH-ja i prezantoi publikut gjetjet e këtij hulumtimi në fund të shkurtit 2024 në Dosjen “Svetozar Andrić”. Brigada e Parë e Këmbësorisë Biraç e Ushtrisë së Republikës Srpska, e formuar në maj 1992, mori pjesë në dëbimin e popullatës joserbe nga komunat e Zvornikut, Vlasenicës dhe Kalesija, vrasjen e civilëve gjatë okupimit të territorit, djegien dhe shkatërrimin e fshatrave.


Share

Kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të policisë për krimin kundër 53 civilëve shqiptarë në Poklek

Kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të policisë për krimin kundër 53 civilëve shqiptarë në Poklek

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të drejtën humanitare (FDH) më 17 gusht 2015 ka paraqitur kallëzimin penal për krim të luftës ndaj dy pjesëtarëve të panjohur të njësitit të 86-të të Njësive Speciale të Policisë (NjSP) të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë (MPB), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më 17 prill 1999 në fshatin Poklek (komuna e Gllogovcit) i kanë vrarë 53 civilë shqiptarë, në mes të të cilëve edhe 24 femra dhe 23 fëmijë. Gjithashtu janë kallëzuar ish-komandanti i njësitit të 86-të të NjSP-së, Dragan Obradoviqi, si dhe komandanti i çetës së cilës kryerësit i përkisnin, përkatësisht për mosparandalimin dhe mosndëshkimin e kryerësve të krimit.

Share