Ish-polici serb lirohet nga akuzat për krime të luftës në njërën prej aktakuzave kundër tij

Ish-polici serb lirohet nga akuzat për krime të luftës në njërën prej aktakuzave kundër tij

fdh_kosovo_logo

Paneli shqyrtues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Dariusz Sielicki1, pas shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Zoran Vukotiqit (Vukotiqi II) të ngritur me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 16 maj të vitit 2017 (09/2014), e ka liruar të akuzuarin Vukotiq nga akuzat për krime të luftës kundër popullatës civile2 sipas tri pikave, duke e hedhur aktakuzën sipas së cilës ky ish rezervist i policisë serbe i ka vrarë katër shqiptarë si dhe i ka keqtrajtuar dhe plaçkitur civilët e tjerë shqiptarë.


Share

FDH Kosovë: Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile

FDH Kosovë: Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile

fdh_kosovo_logoPas shqyrtimit kryesor trembëdhjetë mujor në rastin Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve,[1] trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë (ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa,[2])  në datën 21 janar të vitit 2016 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe ia ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh. Në arsyetimin e shkurtë, të cilin me këtë rast gjyqtarja Comsa ua ka kumtuar palëve në procedurë, gjykata ka gjetur se Ivanoviqi është përgjegjës për krimin e kryer në datën 14 prill të vitit 1999 në Mitrovicë, në rrugën Milladin Popoviqi (tash Ahmet Selaci), si dhe në rrugën Rruga për Bajrë. Me këtë rast, gjatë veprimeve të forcave paramilitare policore serbe janë vrarë shqiptarët Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi.

Share

Në lidhje me aktgjykimin e Vlastimir Gjorgjeviqit e Dhomës së Apelit të GJPNJ

Në lidhje me aktgjykimin e Vlastimir Gjorgjeviqit e Dhomës së Apelit të GJPNJ

Logo FHP

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi (GJPNJ) sot e ka sjellë vendimin e prerë kundër ish ndihmësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe shefit të Drejtorisë së Sigurimit Publik të MPB-së (DSP) Vlastimir Gjorgjeviqit me ç ‘rast i është ulur dënimi prej 27 vjet në 18 vjet burg.


Share

Anatomia e përgjegjësisë së institucioneve serbe për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Anatomia e përgjegjësisë së institucioneve serbe për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Logo FHPDhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi (GJPNJ) sot e ka sjellë vendimin, me të cilin është konfirmuar aktgjykimi dënues kundër zyrtarëve më të lartë politik, ushtarak dhe policor të ish Republikës Federative  të Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbisë – Nikolla  Shainoviqit, Nebojsha Pavkoviqit, Sreten Llukiqit dhe Vlladimir Llazareviqit – për deportim, shpërngulje të dhunshme, vrasje, keqtrajtim seksual, ndjekje mbi bazën politike dhe racore si dhe vepra të tjera ndaj civilëve (shqiptarëve në Kosovë) në periudhën prej muajit mars deri në muajin maj të vitit 1999. Dhoma e Apelit, pos Nebojsha Pavkoviqit, fare pak ua ka ulur dënimet të gjithë të dënuarve.


Share