| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
FDH Kosove
 
Print Send Link To a Friend

Vizioni

Zyra e Fondit për të drejtën humanitare në Kosovë (FDH) është duke u marrë me dokumentimin e fakteve të cilat do t’i ndihmojnë shoqërisë kosovare që të përballet me të kaluarën e afërt dhe në të njejtën kohë të avancojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, gjendja e pakënaqshme e të cilave në masë të madhe është trashëgim i të kaluarës së afërt. FDH në Kosovë synon t’i kundërvihet mohimit dhe manipulimit politik të humbjes së jetrave në njerëz në njerëz dhe të sigurojë integritetin dhe transparencën e gjykimeve të krimeve të luftës të cilat merren me këto humbje. FHP, po ashtu, synon të avancojë dhe monitorojë të drejtat e pakicave, të cilat janë fundamentale për zhvillimin demokratik të Kosovës, për gjasat për kthimin e pakicave dhe përfundimisht për marrëdhëniet paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Historiati

FDH e ka hapur zyrën e vet në Prishtinë në maj të vitit 1997. Deri para shpërthimit të konfliktit ndërmjet forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në shkurt 1998, FDH është marrë me dokumentimin e reprezaljeve të policisë

ndaj shqiptarëve duke i hetuar torturat, burgosjet e kundërligjshme, marrjen masive të shqiptarëve në biseda informative dhe gjykime politike. Prej shkurtit 1998, FDH Kosovë e ka ndërruar fokusimin e tij në dokumentimin e vrasjeve dhe zhdukjeve të shqiptarëve të Kosovës, por po ashtu merret me hetimin e zhdukjes së serbëve, të cilat

i regjistron në numër të konsiderueshëm. Gjatë intervenimit të NATO-s më 1999, FDH e zhvendosi zyrën e vet në Mal të Zi, ku e vazhdoi punën e dokumentimit në radhët e 100,000 shqiptarëve që ishin dëbuar nga forcat serbe të sigurisë. Pas marrëveshjes paqësore në qershor 1999 e cila i dha fund luftës, FDH u kthye në Prishtinë bashkë me refugjatët dhe filloi dokumentimin e krimeve të cilat ishin kryer nga forcat serbe gjatë intervenimit të NATO-s. FDH, përveç publikimit të raporteve të shumta lidhur me vrasjet dhe zhdukjet, si dhe i brengosur përkitazi me sjelljen e kryerësve të këtyre veprave para drejtësisë nga ana e autoriteteve serbe, si dhe pas vendosjes së administratës ndërkombëtare në Kosovë në qershor 1999, FDH rregullisht i ka hetuar rastet e rrëmbimit, zhdukjes dhe vrasjes së serbëve, romëve, ashkalinjëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, për të cilat në shumicën e rasteve përgjegjës janë pjestarët e UÇK-së.

Programi

FDH-Kosovë implementon tri projekte të cilat janë pjesë përberëse e programit drejtësia në tranzicion:

  1. Libri Kosovar i Kujteses
  2. Monitorimi i Gjykimeve për krime lufte dhe vepra penale etnikisht të motivuara
  3. Monitorimi i respektimit të të drejtave të pakicave në Kosovë