Date:17/06/2008 11:14
Bordi i ri ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare zhvilloi mbledhjen e tij të parë më 16 qershor 2008. Zoran Pajić, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë në Sarajevë gjatë periudhës përpara luftës së 1992-1995 në Bosnje, u emërua President i bordit. Anëtarë të tjerë të bordit ekzekutiv janë: Florence Hartman, gazetar; Iavor Rangelov, PhD Departamenti i Qeverisjes, London School of Economics; Ivanka Kostić, Drejtore e Praxis, organizatë jo-fitimprurëse; Nora Ahmetaj, Master në Filozofi; Tea Gorjanc-Prelević, Master në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Nataša Kandić, Drejtore Ekzekutive e FDH. Bordi Ekzekutiv miratoi Aktivitetin Vjetor dhe Raportin Financiar të FDH për vitin 2007 si edhe programin e Drejtësisë në Tranzicion për periudhën 2007-2010. Gjithashtu Bordi Ekzekutiv mbajti një konferencë për shtyp më 17 Qershor 2008, ku Zoran Pajić, Florence Hartmann, Nataša Kandić dhe Tea Gorjanc Prelević iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve....
Date:09/06/2008 10:11
Kolegji Penal Ndërkombëtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, me në krye gjykatësen ndërkombëtare Hajnalka Karpati, e ka shqiptuar më 6 qershor 2008 aktgjykimin me të cilin Florim Ejupi dënohet me 40 vjet burgim për shkak të sulmit mbi autobusin e Nish Ekspress-it në fshatin Livadhi/Livadice te Podujeva/Podujevo, në të cilin janë vrarë 11, ndërkaq janë dëmtuar 46 serbë....
Date:04/04/2008 13:49
Fondi për të drejtën humanitare dhe FDH në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rivendos qarkullimin hekurudhor në relacionin Fushë Kosovë- Leshak- Fushë Kosovë, dhe t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës, në veçanti serbëve, të udhëtojnë lirisht, të sigurt dhe me çmime më të lira, me qëllim që t’i kryejnë punët si para incidentit kur Republika e Serbisë u përpoq të marrë udhëheqjen e hekurudhave të Kosovës në këtë relacion....
Date:16/01/2008 11:27
Më 16 janar 2008, Gjykata e Qarkut në Gjilan/Gnjilane e ka dënuar Sadat Fejzën me heqje lirie në kohëzgjatje prej 6 vjetësh dhe 6 muajsh për shkak të sulmit ndaj serbëve Zvonko Kostić, Branko Palošević dhe priftit ortodoks Dragan Kojić në korrik të vitit 2000. Në bazë të monitorimit të këtij gjykimi, FDH vlerëson se procesi gjyqësor është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe se dënimi i shqiptuar është në suazat të parapara me ligj për këtë vepër penale....

