| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH - Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Aktuale 
 
Print Send Link To a Friend

Bordi i ri ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare zhvilloi mbledhjen e tij të parë më 16 qershor 2008. Zoran Pajić, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë në Sarajevë gjatë periudhës përpara luftës së 1992-1995 në Bosnje, u emërua President i bordit. Anëtarë të tjerë të bordit ekzekutiv janë: Florence Hartman, gazetar; Iavor Rangelov, PhD Departamenti i Qeverisjes, London School of Economics; Ivanka Kostić, Drejtore e Praxis, organizatë jo-fitimprurëse; Nora Ahmetaj, Master në Filozofi; Tea Gorjanc-Prelević, Master në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Nataša Kandić, Drejtore Ekzekutive e FDH. Bordi Ekzekutiv miratoi Aktivitetin Vjetor dhe Raportin Financiar të FDH për vitin 2007 si edhe programin e Drejtësisë në Tranzicion për periudhën 2007-2010. Gjithashtu Bordi Ekzekutiv mbajti një konferencë për shtyp më 17 Qershor 2008, ku Zoran Pajić, Florence Hartmann, Nataša Kandić dhe Tea Gorjanc Prelević iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Informimi
Newsletter
 
Paraqitja për lajmet
më të reja shkruajeni e-mailin tuaj në fushën më poshtë :