FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin
prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor....
FHP
kataloski_br:
17/04/2008;

