Krijimi i regjistrimit emër për emër i shtetasve të Serbisë dhe Mali të Zi, të cilët kanë rënë, janë vrarë apo janë zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në hapësirat e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, ka filluar me 01 Janar të vitit 2009.
FDH mendon se regjistri emër për emër i shtetasve të Serbisë dhe Malit të Zi të cilët e kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura në Slloveni (1991), Kroaci (1991-1995) dhe Bosnje dhe Hercegovinë (1992-1995) do ndihmojë krijimin e një përshkrimi objektiv mbi konfliktet gjatë viteve të nëntëdhjeta na hapësirën e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) me të cilin do të parandalohet revizionizmi dhe manipulimi politik me viktima.
Të dhënat mbi shtetasit e Serbisë dhe Malit të Zi të cilët kanë humbur jetën në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë FDH i mbledh duke analizuar një numër të madh të dokumentacionit sikurse janë artikujt relevant të gazetave të kohës, publikimet, dokumentacioni gjyqësor (dokumentacioni i TPNJ dhe gjykatave në rajon), shoqatat e familjarëve të luftëtarëve të rënë dhe veteranëve etj. Burim i informacionit posaçërisht i vlefshëm janë deklaratat të cilat i japin hulumtuesve të FDH-së dëshmitarët okularë apo anëtarët e familjeve të personave që kanë humbur jetën. Deri në fund të Majit, hulumtuesit e FDH-së kanë intervistuar gjithsej 214 dëshmitarë dhe anëtarë të familjeve.
Deri me 31 Maj 2010 FDH në bazë të analizës së mbi 3.600 dokumenteve ka regjistruar 1.787 shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi të cilët janë vrarë, kanë rënë dhe janë zhdukur në konfliktet e armatosura në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.


