Prezantimi i Analizës së procesimit të krimeve të luftës në Serbi në periudhën e prej vitit 2004 deri në vitin 2013

Prezantimi i Analizës së  procesimit të krimeve të luftës në Serbi në periudhën e prej vitit 2004 deri në  vitin 2013

predstavljanje_analizeFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar në datën 30 shtator të vitit 2014 Analizën e procesimit të krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej vitit 2004 deri në vitin 2013. Analiza përmban pasqyrimin e praktikës, të të arriturave dhe të problemeve në punën e institucioneve, të cilat janë të angazhuara në Serbi në zbatimin e drejtësisë penale për krimet, të cilat janë kryer gjatë konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi si dhe 75 rekomandime për institucionet dhe aktorët e tjerë. Analiza përbënë bazën nismëtare për përpunimin e propozimeve të orientimet strategjik për përpunimin e krimeve të luftës në dhjetëvjetëshin e ardhshëm, të cilat do t’ia dorëzojnë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Serbisë nga fundi i vitit 2014.

Në fjalën hyrëse, drejtoresha ekzekutive e FDH-së, Sandra Orloviq e ka theksuar se të arriturat në procesimin e krimeve të luftës janë modeste, me gjithë faktin se Serbia sot disponon me një kuadër ligjor dhe institucional solid për vendosjen e drejtësisë penale për krimet e viteve 90-të. Me dinamikën ekzistuese dhe me injorimin e problemeve, të cilat ekzistojnë në këtë fushë, krijohet klima në të cilën kryerësit e krimeve ndjehen të sigurt dhe pa frikën se do të ftohen në përgjegjësi. Një nga shkaqet e gjendjes së këtillë është edhe mosekzistimi i kornizës strategjike për procesimin e krimeve të luftës, gjë që është posaçërisht e pazakonshme kur të kihet parasysh themelimi i institucioneve të specializuara për lëndët e krimeve të luftës si dhe përvojat e Kroacisë dhe të B dhe H, të cilat po ashtu janë ballafaquar me trashëgiminë e rëndë të krimeve.

Oskar Benedikt, zëvendës i shefit të misionit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi e ka përsëritur qëndrimin tashmë më herët të shprehur të Bashkimit Evropian se ballafaqimi me të kaluarën ka ndikim të madh në procesin e qasjes së Serbisë ndaj BE-së. Duke ia hedhur një vështrim performansës së institucioneve, të cilat janë të angazhuara në hetimin dhe në procesimin e krimeve të luftës, Analiza është shumë e dobishme për përparimin e punës së saj, por edhe për vet procesin e harmonizimit me rregullativën ligjore të BE-së dhe reformat në fushën e gjyqësisë.  Ai posaçërisht e ka theksuar rolin e organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe e ka rekomanduar përfshirjen e tyre aktive në identifikimin e prioriteteve dhe në formësimin e strategjive dhe të politikave në procesimin e krimeve të luftës në Serbi.

Përkrahja dhe mbrojtja e viktimave dhe i dëshmitarëve nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare, të cilat e rregullojnë obligimin për informimin lidhur me çështjet të cilat janë të rëndësishme për viktimën, si dhe mos ofrimi i përkrahjes emocionale dhe psikologjike për viktimat, asistenca me rastin e shkuarjes dhe të qëndrimit në vendin e gjykimit si dhe stërvitja e përfaqësuesve të institucioneve për punë me viktimat, që i thekson analisti gjyqësor i FDH-së Edmir Veljoviq. Analiza ka vërtetuar se sistemi i mbrojtjes së dëshmitarëve gjatë procedurës nuk është funksional në tërësi dhe përmban një numër të madh të problemeve, se kontrolli për zbatimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve parimisht ekziston, por në praktikë nuk funksionon si dhe se është evident një mosinteresim i vazhdueshëm i institucioneve për ta përparuar këtë fushë.

Vlerësim modest për punën e Prokurorisë për Krime të Luftës (PKL) ka shprehur edhe avokati  i FDH-së Nikola Çukanoviq. Shkaqet kryesore të efikasitetit të pamjaftueshëm të punës së PKL-së janë mosekzistimi i një përkrahjeje të qartë politike për procesimin e krimeve të luftës, kapacitetet e pamjaftueshme kuadrovike dhe financiare dhe autocensura e herëpashershme. Strategjia e procesimit të krimeve të luftës në masë të madhe do të rriste efikasitetin e punës së PKL-së, duke e pasur parasysh faktin se do të vendoste prioritete dhe drejtimin e veprimit në një periudhë të caktuar kohore. Si aspekte pozitive të punës së PKL-së, posaçërisht theksohet bashkëpunimi i mirë rajonal si dhe puna cilësore e shërbimit për marrëdhënie me publikun.

Mbi gjetjet, të cilat kanë të bëjnë me punën e Departamentit për Krimet e Luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd ka folur Milica Kostiq, drejtoreshë e FDH-së për çështje ligjore. Gjetjet kryesore në këtë fushë kanë të bëjnë me politikën e butë ndëshkimore, e cila nuk e reflekton peshën e krimit, mbrojtjen joadekuate të dëshmitarëve dhe mosekzistimin e masave të mbrojtjes për viktimat e keqtrajtimit seksual, mbështetja e pamjaftueshme në praktikën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (GJPNJ) dhe shërbimi i pazhvilluar për marrëdhënie me publikun.  

Për shkak të numrit të madh të krimeve dhe të viktimave si dhe resurseve të kufizuara për procesimin e krimeve të luftës, ekzistimi i një Strategjie të procesimit të krimeve të luftës në Serbi është i domosdoshëm, konsideron Alberto Pasquero nga Misioni i OSBE në Serbi. Një strategji e tillë do të mundësonte procesimin, para së gjithash të atyre krimeve me një numër të madh të viktimave dhe të atyre në të cilat të akuzuarit janë pjesëtarë të rangut të lartë të ushtrisë dhe të policisë. Duke qenë se GJNPJ dhe praktikat vendore gjyqësore kanë krijuar një hartë për shumicën e krimeve, ekziston një bazë e mirë nismëtare për krijim të prioriteteve dhe për përpunimin e drejtimit strategjik në vërtetimin e drejtësisë penale për krime të luftës.

Miratimin e strategjisë së procesimit të krimeve të luftës në Serbi e ka përkrahur edhe zëvendësprokurori për krime të luftës Bruno Vekariq, duke e vënë në spikamë se ajo do t’i kontribuonte procesimit të gjithmbarshëm të krimeve të luftës. Në lidhje me Analizën, Vekariq konsideron se ajo në mënyrë të pjesshme paraqet objektivisht angazhimin e Prokurorisë për Krime të Luftës (PKL). Si arsye themelore të efikasitetit të pamjaftueshëm të punës së PKL-së dhe të Shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës të MPB-së së Serbisë, me të cilin ngushtësisht bashkëpunon, ai i vë në pah kapacitetet e dobëta financiare dhe kuadrovike si dhe përkrahjen e pamjaftueshme politike. Ai ka shtuar se në Analizë vëmendje e pamjaftueshme i është kushtuar angazhimit të PKL-së në kapjen e të ikurve të Hagës si dhe faktin se statistikat e paraqitura në Analizë nuk i pasqyrojnë të gjitha të arriturat e këtij institucioni. Kryetari i Departamentit për Krime të Luftës të Gjykatës së Apelit në Beograd, Sinisha Vazhiq, është i mendimit se për perceptimin mbi gjykimet për krimet e luftës është me rëndësi të sigurohet karakteri publik dhe transparent i punës së gjykatës. Ai po ashtu argumenton se në Serbi mund të gjykohet sipas përgjegjësisë komanduese, duke qenë se këtë e parashohin Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat e Njeriut dhe ato Qytetare dhe Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, nënshkruese e së cilës është Serbia. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Beograd, Oliver Angjelkoviqi e tërheq vërejtjen në lidhje me anulimin e shpeshtuar të aktgjykimeve në lëndët e krimeve të luftës. Po ashtu, ka theksuar se në procedurat e deritashme kanë mbetur të shpërfillura tema shumë të rëndësishme, siç janë përgjegjësia e pjesëtarëve të rangut të lartë të ushtrisë dhe të policisë, shpërngulja e popullatës dhe kampet e përqendrimit në Serbi.

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Departamentit për Krime të Luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, kryeshefi i Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës i MPB-së së Serbisë, përfaqësuesi i Zyrës për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, ambasada e SHBA-ve, e Britanisë së Madhe, e Kroacisë, e B dhe H, e Suedisë, e Holandës, e Finlandës, e Zvicrës, e Spanjës, e Danimarkës, përfaqësuesit e partive politike, të organizatave joqeveritare dhe mediat.

Share