Është mbajtur tribuna: ” Fëmijët e pas luftës “

Është mbajtur tribuna: ” Fëmijët e pas luftës “

Të enjten më 19 dhjetor 2013 në Qendrën Kulturore të Beogradit, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka organizuar tribunën “Fëmijët e pas luftës “. Në tribunë kanë folur shtatë të rinjë që vijnë nga vende të ndryshme: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Serbia, të cilët personalisht apo me anëtarët e familjeve të tyre i kanë mbijetuar krimeve dhe tragjedisë personale. Tribuna u ndoq nga 40 nxënës të rinjë nga shkollat ​​fillore e të mesme si dhe studentë nga Serbia.

Saranda, Jehona dhe Fatos Bogujevci, Zijo Ribić, Igor Matijašević, Radomir Nevajda dhe Sudbin Musić kanë folur për kujtimet e fëmijërisë, lojërat e preferuara dhe “sherret” fëmirore të cilat ua ndërpreu lufta dhe tragjeditë personale që ju kanë ndodhur atyre. Ata i ndanë me pjesëmarrësit përvojat e tyre në luftë për të vërtetën, drejtësinë dhe njohjen e asaj se çka ju ka ndodhur atyre. Secili prej tyre ka marr përsipër një detyrë të vështirë, për t’u marrë me atë që i ka ndodhur dhe për të luftuar kundër harresës: Saranda, Jehona dhe Fatos Bogujevci  gjetën artin gjatë luftës shumëvjeçarë për drejtësi; Igor Matijasevic përmes luftës për të gjetur babanë e tij të zhdukur , Sudbin Music përmes aktiviteteve të përqendruara për të ndihmuar të mbijetuarit dhe njohjen e asaj që ndodhi në qytetin e tij në Prijedor, Radomir Nevajda përmes luftës për njohjen gjyqësore të padrejtësisë që e ka përjetuar, pastaj  Zijo Ribic, përmes ballafaqimit me vrasësit e familjes së tij në sallën e gjyqit.

Nxënësit dhe studentët të cilit i kanë dëgjuar tregimet e Sarandës, Fatosit, Jehones, Igorit, Zias, Radomirit dhe Sudbinit kanë shprehur respektin ndaj guximit të tyre për të folur publikisht për atë që ju ka ndodhur dhe e theksuan që tregimet dhe qëndrueshmëria e tyre është një frymëzim i madh për të rinjtë.

Pjesëmarrësit e tribunës dërguan një mesazh të rinjve në Serbi dhe në rajon që ata nuk duhet të ndjehen fajtor  por të jenë të përgjegjshëm për atë që ka ndodhur në mënyrë që krimet mos  të përsëriten.

Këtu ju mund të gjeni biografitë e pjesëmarrësve .

Share