| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Komunikatat 
 
Print Send Link To a Friend
FDH Kosovё ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё Malishёvё/Mališevu
Date:19/02/2010 17:12

Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) me datёn 16 shkurt 2010 nё Malishevё/Mališevu ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhё tё zhdukurve nё regjionin e kësaj komune gjatё periudhës sё luftёs nё vitet 1998-1999. Prezantimi i tё dhёnave ёshtё bёrё nё sallёn e kuvendit komunal tё Malishevёs/Mališevo ndërsa tё pranishëm ishin mё tёpёr se 90 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve. 

Nё fillim tё prezantimit tё pranishmёve u ёshtё drejtuar zёvendёs  kryetari i komunës, Rexhep Mazreku, i cili i ёshtё falënderuar FDH-sё Kosovё pёr angazhimin e tyre nё kёtё lami dhe u ka dëshiruar mirëseardhje familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve. 

Shefi i zyrës sё FDH Kosovё, Bekim Blakaj, nё fjalёn e tij para tё pranishmёve tha se qëllimi i FDH Kosovё ёshtё qё puna nё Regjistrimin e tё vrarёve, rёnёve dhё tё zhdukurve nё Kosovё gjatё periudhës kohore tё vitit 1998 - 2000, tё përfundoj me publikimin e Librit Kosovar tё Kujtёsёs. Ai mё pastaj i ka prezantuar rezultatet e deritanishme tё Regjistrimit pёr komunën e Malishevёs/Mališevo – numrin e pёrgjithshёm, strukturën gjinore, strukturën e moshës etj. 

Pas prezantimit tё tё dhёnave, tё gjithё familjarёt e viktimave qё ishin tё pranishëm i kanё verifikuar tё dhënat pёr mё tё dashurit e tyrё nё Bazёn e tё dhёnave qё posedon FDH Kosovё. 

Ekipit tё FDH-sё, anёtarёt e familjarёve tё viktimave i kanё dorëzuar 45 foto dhe dhjetra dokumente tё cilat vёrtetojnё identitetin e viktimave. 

Në linkun e radhës mund të shkarkoni PDF dokumentin e plotë, lidhur me prezantimin e të pësuarve, të vrarëve dhe të zhdukurve në zonën e komunës së Malishevёs/Mališevo.