| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Komunikatat 
 
Print Send Link To a Friend
Janё prezantuar rezultatet e regjistrimit tё deritanishëm tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve Serbё, Romё, Boshnjakё, Malazezё dhe te joshqipatёve tjerё nё Kosovё
Date:31/08/2009 14:43

Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё tё zhdukurve, Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare (FDH) me datёn 30.08.2009, nё qendёrn e Mediave nё Beograd, ka bёrё prezantimin e regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve Serbё, Romё, Boshnjakё, Malazezё dhe tё joshqiptarёve tjerё nё Kosovё, gjatё periudhës prej 1 janar 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Me kёtё rast tё pranishmёve u ёshtё shfaqur edhe TV klipi Qё njerëzit t’i kujtojnë njerëzit, i cili do tё emitohet nёpёr media nё Serbi dhe Kosovё si thirrje pёr familjarёt e tё vrarёve, tё rёnёve dhe tё zhdukurve qё tё lajmërohen nё FDH dhe tё verifikojnë tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre si dhe pёr viktimat e tjera pёr tё cilat kanё njohuri.

Drejtoresha ekzekutive e FDH-sё, Natasha Kandiq, ka thёnё se synimi i TV klipit ёshtё qё tё tërheq vëmendjen e opinionit dhe politikanëve dhe t’u jap kurajo pёr zbardhjen e fatit tё personave tё zhdukur nё mёnyrё qё mё tё afërmit e tyre mё nё fund tё gjejnё prehje.