| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Komunikatat 
 
Print Send Link To a Friend
Bordi Ekzekutiv i FDH
Date:17/06/2008 11:14

Bordi i ri ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare zhvilloi mbledhjen e tij të parë më 16 qershor 2008. Zoran Pajić, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë në Sarajevë gjatë periudhës përpara luftës së 1992-1995 në Bosnje, u emërua President i bordit. Anëtarë të tjerë të bordit ekzekutiv janë: Florence Hartman, gazetar; Iavor Rangelov, PhD Departamenti i Qeverisjes, London School of Economics; Ivanka Kostić, Drejtore e Praxis, organizatë jo-fitimprurëse; Nora Ahmetaj, Master në Filozofi; Tea Gorjanc-Prelević, Master në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Nataša Kandić, Drejtore Ekzekutive e FDH.  Bordi Ekzekutiv miratoi Aktivitetin Vjetor dhe Raportin Financiar të FDH për vitin 2007 si edhe programin e Drejtësisë në Tranzicion për periudhën 2007-2010.  Gjithashtu Bordi Ekzekutiv mbajti një konferencë për shtyp më 17 Qershor 2008, ku Zoran Pajić, Florence Hartmann, Nataša Kandić dhe Tea Gorjanc Prelević iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.