| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Publikimet 
 
Print Send Link To a Friend
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme....
FHP kataloski_br: 27/05/2009;
Situata e sigurisë në Mitrovicë/Mitrovica gjatë periudhës dhjetor 2008 - janar 2009, FDH — Kosovë
 
Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008....
FHP kataloski_br: 16/05/2009;
Fillimi i Implementimit të Ligjit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës - Raport i FDH-Kosovë
 
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale....
FHP kataloski_br: 01/05/2009;
Gjykimet për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në vendet e ish Jugosllavisë
 
Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar....
FHP kataloski_br: 01/11/2008;
Drejtësia tranzicionale në shtetet e ish Jugosllavisë - Raport për vitin 2007
 
Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit kundër Diskriminimit në Kosovë; Kthimi i personave të shpërngulur në Kosovë gjatë vitit 2007 dhe 2008; Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet e Kosovës; Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në procesin e arsimit në Kosovë; Zbatimi i Ligjit kundër Diskriminimit dhe Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve në ndërmarrjet publike, në Kosovë....
FHP kataloski_br: 11/09/2008;
Komunitetet Etnike në Kosovë në 2007 dhe 2008
 
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor....
FHP kataloski_br: 17/04/2008;
Proceset gjyqësore në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht - Raporti, viti 2007
 
Raporti ka të bëjë me periudhën janar – dhjetor 2006, kohë kjo kur në Vjenë [Vienna] zhvilloheshin negociatat ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe ekipit negociator të Kosovës lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. Në rrethana të tilla monitorimi i respektimit të drejtave të njeriut të komuniteteve etnike paraqet aktivitet me rëndësi më të madhe të mundshme....
FHP kataloski_br: 13/06/2007;
Komunitet etnike në Kosovë në 2006
 
Fondi për të Drejtën Humanitare, në bazë të kërkimeve të kryera në terren, përcjelljes së mediave e gjykimeve të mbajtura lidhur me ngjarjet e marsit në Kosovë dhe informatave të tjera, konsideron se, përkundër përpjekjeve të autoriteteve, gjendja e bashkësive etnike në Kosovë nuk ka arritur standardet themelore të të drejtave të njeriut. Disa komuna, si p.sh. Klina/Klina, janë një shembull i mirë lidhur me kthimin e të zhvendosurve dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare. Nga shtatori 2005, u kthyen afro 1.500 individë. Kjo tregon vazhdimësinë e rënies së procesit të kthimit; në 2004 u kthyen 2.300 individë, pra 37% më pak nga viti 2003....
FHP kataloski_br: ISBN 86-82599-68-6 05/06/2006;
Pakicat etnike në Kosovë në vitin 2005
 
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë me banor të përzier, shqipëtar, serb dhe rom. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperendim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Përbërja demografike, pozita e regjionit dhe jozhvillimi i tij këtë teritor e kanë bërë të jetë jo stabil, në të cilin në menyrë specifike janë thyer rrethanat politike, të sigurisë dhe tjera në Serbi, në Kosovë, dhe regjionin e gjerë....
FHP kataloski_br: 03/02/2003;
Shqipëtarët në Serbi Presheva, Bujanoc dhe Medvegja