Fillimi i Implementimit të Ligjit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës - Raport i FDH-Kosovë
Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008.
FHP
kataloski_br:
16/05/2009;


