| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Gjykimet për Krime Lufte /
 
Print Send Link To a Friend
Lirohet nga akuzat ish-kryetari i Kuvendit të komunës së Rahovecit/Orahovac, Angjelko Kolashinac

Gjykata e Qarkut në Prizren/Prizren, me datë 04.11.2009, shpalli  aktgjykimin refuzues pasi që Prokuroria e Qarkut në Prizren hoqi dorë nga akuzat kundër të akuzuarit Angjelko Kolashinac, i cili nga 1 korriku i vitit 1998 deri më 12 qershor të vitit 1999 ishte kryetar i Kuvendit të komunës së Rahovecit/Orahovac, kurse në prill të vitit 1999 u  ngarkua edhe me detyrën ushtarake të komandantit të Shtabit të Mbrojtjes Civile për Rahovec/Orahovac.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit të gjithë pjesëmarrësit në procedurë qëndronin ulur, me përjashtim të të akuzuarit, të cilit kryetari i trupit gjykues, gjykatësi ndërkombëtar Malkom Simons, i kërkoi të ngrihet në këmbë. FDH Kosovë është e mendimit se një veprim i tillë jo vetëm që bie ndesh me nenin 392, paragrafin 5 të  KPPPK, por edhe e ul imazhin dhe dinjitetin e institucionit të gjykatës, sidomos për faktin se ky nuk është rasti i parë ku pjesëmarrësit në procedurë qëndrojnë ulur gjatë shqiptimit të dënimeve në lëndët që udhëhiqen nga gjykatësi Simons.

Sipas aktakuzës së ngritur më 07.08.2000, e cila është ndryshuar disa herë, i akuzuari Kolashinac gjatë periudhës në fjalë ka dhënë urdhra dhe ka zbatuar urdhrat e eprorëve të tij për kryerjen e veprave diskriminuese kundër shqiptarëve të Kosovës. Kështu për shembull, më 24 prill 1999 është mbajtur mbledhja e parë nga një seri mbledhjesh, ku me urdhër të tij merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës nga Rahoveci/Orahovac. Në këtë takim i akuzuari ka kërkuar që ata të organizojnë në bashkësitë e tyre grupe të përbëra nga pjesëtarët e kombësisë shqiptare për të kryer punë të detyruar. Si rezultat, më shumë se 500 njerëz i janë nënshtruar punës së detyruar. Ai është kërcënuar se do të ndërmarrë masa të dhunshme dhe do të thërras forcat ushtarake dhe policore në rast se udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës nuk kanë sukses në organizimin e bashkëkombësve të tyre për punë të detyruar. Gjithashtu, me urdhrat dhe veprimet e veta i akuzuari ka bërë regjistrimin etnik-diskriminues të pjesëtarëve të kombësisë shqiptare në Kosovë, me qëllim të largimit të tyre të dhunshëm nga Kosova. Ai këtë informatë ia dorëzoi vullnetarisht policisë, edhe pse e dinte se policia vriste dhe dëbonte shqiptarët e Kosovës, kurse më pas të njëjtën informatë ua dha edhe forcave ushtarake serbe, me çka ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile. Në të njëjtën kohë ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim e as që është përpjekur të shfrytëzojë autoritetin e vet për të penguar plaçkitjen, dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve të Kosovës, si dhe djegien e shtëpive të tyre. Gjithashtu, ai nuk i ka lajmëruar këto krime në instancat më të larta, nuk ka protestuar kundër veprimeve të jashtëligjshme, e as që është përpjekur t’i disiplinojë apo t’i paraqesë ata që kanë marrë pjesë në këto vepra, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të besimit të dhënë.

Gjykata e Qarkut në Prizren shpalli më 31.01.2003 aktgjykimin me të cilin i akuzuari Kolashinac u dënua me burgim në kohëzgjatje prej tetë vitesh, për shkak të veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile. Më 5 gusht të vitit 2004, Gjykata Supreme e Kosovës anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prizrenit, kurse lëndën e ktheu për rigjykim dhe ofroi rekomandime për mënyrën e procedimit. Gjykata Supreme e Kosovës, në vendimin e cekur më lartë, theksoi se në veprimet e të akuzuarit nuk gjeti elemente të veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të parapara sipas nenit 142, paragrafit 1 të LPJ-së, por vetëm elemente të veprës penale të keqpërdorimit të besimit, të parapara me nenin 148 KPK-së, prandaj ka dhënë udhëzime që në gjykimin e përsëritur të vërtetohen faktet e reja. Meqenëse nuk kishte fakte tjera që do të dëshmonin kryerjen e krimeve të luftës, prokurori e ndërroi aktakuzën ashtu që të akuzuarin Kolashinac e ngarkon për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të besimit, për të cilën është paraparë dënimi me burgim në kohëzgjatje nga tre muaj deri në tre vite. Për shkak se që nga koha e kryerjes së veprës penale kanë kaluar dhjetë vite dhe për shkak se për këtë vepër penale vlen vjetërsimi absolut i ndjekjes penale, prokurori hoqi dorë nga akuza, në bazë së cilës Gjykata solli aktgjykimin refuzues.