| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Outreach (Komunikimi me Publikun) / Konferencat / Konferenca për shtyp e Bordit Drejtues të Fondit për të Drejtën Humanitare /
 
Print Send Link To a Friend
Date:17/06/2008 11:11

Së pari, viktimat që u mbijetuan krimeve të luftës dhe familjet e atyre që u vranë apo u zhdukën, gjenden në një pozitë aspak të pafavorshme ndërsa presin drejtësi në kuadrin e gjyqeve për krime lufte. Kur është fjala për të përfituar mbështetje nga e drejta ndërkombëtare, të ndaluarit për krime duket se janë më të mbrojtur dhe gëzojnë më shumë kujdes se sa viktimat e tyre. Mund të thuhet se kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë në garantimin e të drejtave të njeriut për (a) ata që janë nën akuzë dhe për (b) viktimat....
Date:17/06/2008 11:10

1. Hetimi i akuzave për fatin e të humburve në Kosovë Për më shumë se tre vjet Fondi për të Drejtën Humanitare kryen kërkime dhe mbledh informacion për të vrarët dhe të humburit në Kosovë gjatë periudhës 1998-2000. Sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në Kosovë ka ende 1,900 persona që mungojnë, nga të cilët 1400 shqiptarë dhe 500 serbë e anëtarë të grupeve të tjera jo-shqiptare....
Date:17/06/2008 11:07

Në konfliktet e armatosura në territorin e Ish Jugosllavisë, në periudhat 1991-1995. dhe 1998 -2000. kanë pësuar të paktën 120.000 njerëz dhe ende nuk është zbardhur fati i 17.158 personave të zhdukur. Në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte [Tribunali i Hagës], sikurse edhe pranë kolegjeve penale ndërkombëtare në Kosovë, Gjykatës në Bosnjë Hercegovinë dhe gjykatave nacionale në Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi, janë duke u zhvilluar proceset gjyqësore kundër përgjegjësve sipas zinxhirit komandues apo aktorëve kryesor dhe ekzekutuesve direkt të krimeve të luftës. Deri më tani në këto procese gjyqësore janë dënuar 250 persona që ishin të akuzuar më parë për krime lufte. Ata tani gjenden në vuajtje të dënimit. Afro 400 serbë janë dënuar në Kroaci në mungesë. Pranë Tribunalit të Hagës momentalisht janë duke u zhvilluar 23 procese gjyqësore për krime lufte, ndërkaq në vendet që kanë dalë nga Ish Jugosllavia për krime lufte gjykohen afro 200 të akuzuar. Një proces gjyqësor pranë Tribunalit të Hagës mesatarisht zhvillohet dhe zgjatë për afro dy vjet, përderisa në nivelet kombëtare ka raste që këto gjykime zgjasin edhe disa vjet. Kjo ka ndodhur në Kroaci (Lënda Urra e Koranit dhe Lënda Lovas – gjykim në mungesë të të akuzuarit], në Serbi dhe në Kosovë, në rastet e gjykimeve të përsëritura [Lënda Ovčara – Serbi dhe Lënda Grupi i Llapit - Kosovo]....
Date:17/06/2008 11:05

Sipas të dhënave të ICRC-së (Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq) nuk dihet ende fati i 17158 personave të cilët u deklaruan të humbur gjatë konflikteve të armatosura në ish-Jugosllavi. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare, familjet e tyre kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur atyre dhe kush është përgjegjës. Gjithashtu ato kanë të drejtë të kërkojnë reparacione, kompensimin e dëmeve, mbështetje sociale, fizike dhe psikologjike nga shoqëria për të tejkaluar traumat e shkaktuara nga humbja e njerëzve të afërm. Të gjithë ne që kemi qenë me fat dhe nuk jemi prekur direkt, kemi të drejtë të kërkojmë nga qeveria që të merren masa në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten më. Këto masa përfshijnë: kërkimin e së vëretës mbi krimet, procedimin penal të kriminelëve, përkujtimin dhe respektimin e viktimave, përfshirjen në tekstet mësimore të të gjitha niveleve të të dhënave të sakta historike mbi shkeljen e të drejtave te njeriut dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare humanitare....