| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Konferencat / Konferenca për shtyp e Bordit Drejtues të Fondit për të Drejtën Humanitare /
 
Print Send Link To a Friend
Natasha Kandiq: Nisma për themelimin e Komisionit Rajonal për Vërtetimin dhe Shpalosjen e Fakteve për Krime Lufte [KOMRA]

Në konfliktet e armatosura në territorin e Ish Jugosllavisë, në periudhat 1991-1995. dhe 1998 -2000. kanë pësuar të paktën 120.000 njerëz dhe ende nuk është zbardhur fati i 17.158 personave të zhdukur. Në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte [Tribunali i Hagës], sikurse edhe pranë kolegjeve penale ndërkombëtare në Kosovë, Gjykatës në Bosnjë Hercegovinë dhe gjykatave nacionale në Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi, janë duke u zhvilluar proceset gjyqësore kundër përgjegjësve sipas zinxhirit komandues apo aktorëve kryesor dhe ekzekutuesve direkt të krimeve të luftës. Deri më tani në këto procese gjyqësore janë dënuar 250 persona që ishin të akuzuar më parë për krime lufte. Ata tani gjenden në vuajtje të dënimit. Afro 400 serbë janë dënuar në Kroaci në mungesë. Pranë Tribunalit të Hagës momentalisht janë duke u zhvilluar 23 procese gjyqësore për krime lufte, ndërkaq në vendet që kanë dalë nga Ish Jugosllavia për krime lufte gjykohen afro 200 të akuzuar. Një proces gjyqësor pranë Tribunalit të Hagës mesatarisht zhvillohet dhe zgjatë për afro dy vjet, përderisa në nivelet kombëtare ka raste që këto gjykime zgjasin edhe disa vjet. Kjo ka ndodhur në Kroaci (Lënda Urra e Koranit dhe Lënda Lovas – gjykim në mungesë të të akuzuarit], në Serbi dhe në Kosovë, në rastet e gjykimeve të përsëritura [Lënda Ovčara – Serbi dhe Lënda Grupi i Llapit - Kosovo].

Deri në vitin 2004, proceset gjyqësore për krime lufte në vendet e Ish Jugosllavisë [gjykime kombëtare] të shumtën e rasteve janë zhvilluar pa pjesëmarrjen e dëshmitarëve / të dëmtuarve. Falë Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe shoqatës së familjarëve të luftëtarëve nga Kroacia Nënat e Vukovarit, të dëmtuarit nga Kroacia për të parën herë kanë dëshmuar pranë gjykatave në Republikën e Serbisë [Kolegji për Krime Lufte] në Lëndën e Ovçares, kundër të akuzuarve që ngarkoheshin për krime lufte ndaj pengjeve të luftës [mars 2004]. Nga ky rast, prokuroritë kombëtare kanë filluar të bashkëpunojnë, para se gjithash, në sigurimin e provave dhe inkurajimin e dëshmitarëve për të marrë pjesë në proceset gjyqësore për krime lufte në vendet e rajonit.

Në shoqëritë që kanë dalë nga Ish Jugosllavia mbizotërojnë të vërtetat dhe pasqyrat e ndryshme për të kaluarën, përfshirë edhe ato për krime lufte. Në shumë raste këto të vërteta bazohen mbi opinione dhe komentime politike por jo edhe mbi fakte. Ende mbizotërojnë mohimi i krimeve të bëra në dëm të tjerëve, njohja vetëm e viktimave të veta dhe afërsia me të akuzuarit për krime lufte nga mjedisi dhe komuniteti i vetë etnik. Për këtë arsye, ekziston një ndjenjë e frikës për hakmarrjen e mundshme dhe përsëritjen e krimit, ndjenjë kjo që i largon viktimat nga pjesëmarrja dhe dhënia e dëshmisë në proceset gjyqësore mbi krime lufte.

 

 

FDH (Fondi për të Drejtën Humanitare – Serbi), Qendra Hulumtuese – Dokumentuese (QHD - BdheH) dhe Dokumente  (Kroacia) i përkrahin gjykimet penale sikundër instrumentin më të rëndësishëm juridik për nxjerrjen dhe vërtetimin e përgjegjësisë individuale penale për krimet të kryera të luftës, por janë të ndërgjegjshëm për limitet dhe kufizimet objektive që ekzistojnë përreth këtyre proceseve gjyqësore sikundër koha e duhur për ushtrimin e procedurës provuese për nxjerrjen e evidencës, sigurimi i dëshmitarëve dhe droja e tyre për të dëshmuar, si edhe mosha e shtyrë dhe ndërrimi i jetës gjithë një e më i madhe i dëshmitarëve dhe kryerësve të veprave. Sipas dinamikës aktuale, gjykatat në rajon deri në vitin 2020 do të mund t’i përfundojnë gjykimet kundër më së shumti 1.200 personave. Kjo nuk do të siguronte pasqyrimin e plotë të krimeve më të rënda të luftës, kthimin e dinjitetit njerëzor për viktimat si dhe të besimit mes komuniteteve etnike në rajon. Nisur nga kjo,  FDH, QHD dhe Dokumente  angazhohen për themelimin e komisionit rajonal për mbledhjen dhe vërtetimin e fakteve për krime lufte. Komisioni do ta shfrytëzonte evidencën gjyqësore [të nxjerr në proceset gjyqësore pranë Tribunalit të Hagës, kolegjeve penale ndërkombëtare në Kosovë dhe gjykatave kombëtare në Kroaci, BdheH, Serbi dhe Mal të Zi], listat individuale për të vrarë dhe të zhdukur në konflikte të armatosura dhe më pas si rrjedhojë do të organizojë dëshmitë publike të viktimave dhe hulumtimet shtesë për krime lufte.

Përvoja e vendeve dhe shoqërive të tjera që kanë dalë nga konfliktet tregojnë dhe konfirmojnë se limitet objektive që ekzistojnë në kuadrin e gjykimeve do të mund të tejkaloheshin me themelimin e komisionit për vërtetimin dhe shpalosjen e fakteve për të kaluarën. Një komision i tillë do të mund të siguronte pasqyrimin e së kaluarës i cili do të mund të ishte i besueshëm, objektiv dhe zyrtar. Neve [që vijmë nga vendet trashëgimtare të Ish Jugosllavisë] na duhet një pasqyrim dhe një rrëfim i tillë i dokumentuar me shkrim, i cili me anë të fakteve shpalos dhe tregon për krime lufte, i kundërshton pasqyrime dhe shpjegime që i minimizojnë, shtrembërojnë, relativizojnë apo zmadhojnë të vërtetat për krime të luftës. Një pasqyrim i së vërtetës i tillë do të mund të ndihmonte në zbardhjen e fatit dhe gjetjen e viktimave të zhdukura, identiteti i të cilëve është humbur me dhunë dhe të cilat janë të varrosura në lokalitete të fshehta.

FDH, QHD dhe Dokumente janë ithtarë të idesë për themelimin e Komisionit Rajonal për Mbledhjen dhe Vërtetimin e Fakteve për Krime Lufte ngaqë besojnë thellësisht se puna e këtij komisioni do të mund të ndihmonte punën e prokurorive në rajon me anë të mbledhjes, shfrytëzimit, organizimit dhe rruajtjes së evidencës që do të mund të përdorej për inicimin dhe ushtrimin e procedurave penale për krime lufte.

Një komision i tillë do të mund të siguronte platformën publike për viktimat që të paraqiten dhe të flasin me zë, si dhe të njihen nga të tjerët. Ai do të mund të ndihmonte në promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit përmes krijimit të hapësirës për palët e konfrontuara që të dëgjojnë për dhembjen dhe vuajtjen e pjesëtarëve të palës së kundërt në konflikt. Në këtë mënyrë do të ndërtoheshin ndjenja dhe qasja e përbashkët ndaj këtij fenomeni, solidariteti dhe përgjegjësia shoqërore.

Komisioni rajonal do të mund të siguronte prova të qarta për atë se si institucione të caktuara dështuan individualisht apo në mënyrë kolektive që në të kaluarën të vihen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Nismën për themelimin e Komisionit Rajonal për Mbledhjen, Vërtetimin dhe Shpalosjen e Fakteve për Krime Lufte në Ish Jugosllavi e kanë përkrahur shoqatat dhe asociacionet e viktimave dhe të veteranëve, organizatat e të rinjve dhe ato për të drejtat e njeriut, artistët, shkrimtarët dhe gazetarët në rajon, të cilët kanë marrë pjesë në konsultime rajonale të shoqërisë civile mbi mekanizmat për vërtetimin e fakteve për të kaluarën, që kanë nisur në maj të vitit 2007 në Sarajevë. Po ashtu, në vijim e sipër është themelimi i koalicionit rajonal për themelimin e Komisionit Rajonal për Mbledhjen dhe Vërtetimin e Fakteve për Krime Lufte [KOMRA]. Ky koalicion do ta organizonte fushatën për mbledhjen e një milion nënshkrimeve për themelimin e KOMRA-së dhe më pas, duke e bashkangjitur edhe rekomandimin e shoqërisë civile, kjo nismë do tu dërgohet qeverive kombëtare së bashku me kërkesë për nxjerrjen e vendimit mbi përkrahjen e nismës.

Fondi për të Drejtën Humanitare, Nataša Kandić

Dokumente, Vesna Teršelič

Qendra për Hulumtime dhe Dokumentime, Mirsad Tokača