| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Konferencat / Konferenca për shtyp e Bordit Drejtues të Fondit për të Drejtën Humanitare /
 
Print Send Link To a Friend
Gjyqet Per Krimet E Luftës: Aspektet E Debatueshme

Së pari, viktimat që u mbijetuan krimeve të luftës dhe familjet e atyre që u vranë apo u zhdukën, gjenden në një pozitë aspak të pafavorshme ndërsa  presin drejtësi në kuadrin e gjyqeve për krime lufte. Kur është fjala për të përfituar mbështetje nga e drejta ndërkombëtare, të ndaluarit për krime duket se janë më të mbrojtur dhe gëzojnë më shumë kujdes se sa viktimat e tyre. Mund të thuhet se kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë në garantimin e të drejtave të njeriut për (a) ata që janë nën akuzë dhe për (b) viktimat.

Të gjitha qeveritë e vendeve që gjenden në rajonin e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe dy qeveritë përkatëse të Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë krijuar fonde speciale për të ndaluarit për krime lufte dhe familjet e tyre. Shpesh është aluduar për shpërblime të majme në shkëmbim të dorëzimit vullnetar. Nga ana tjetër, qeveritë kanë ngritur forma të ndryshme komunikimi dhe ndërlidhjeje midis të ndaluarve apo të dënuarve dhe avokatëve të tyre. Në skajin tjetër të problemit, viktimat e krimeve të luftës dhe familjet e tyre në një masë të mase janë lënë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre, ose në mëshirë të fatit. Ata nuk përfitojnë ndonjë lloj mbështetjeje të organizuar institucionale nga qeveria, as në formën e kujdesit social e mjekësor, as në formën e ndihmës financiare. Në fakt, ata janë lënë në dorë të disa OJQ-ve që, duke qenë vetë në vështirësi për fonde, mezi arrijnë të organizojnë për ta disa programe me natyrë humanitare, apo trajnime që synojnë t’i aftësojnë për t’u  kujdesur për veten e tyre. Shumë nga viktimat vazhdojnë të jetojnë në kushte të tmerrshme, ku si refugjatë, e ku si të ri-kthyer në vendin e tyre. Ç’është më e keqja, ata janë të detyruar të shohin se si kriminelët që i torturuan, jetojnë në komfort të plotë në dhomat e izolimit të ICTY, dhe shpesh marrin leje për të qëndruar pranë familjeve deri në kohën e rifillimit të gjyqeve. Një kontrast i  tillë përbën një fyerje për dhimbjen dhe vuajtjen dhe njëherazi krijon armiqësi dhe mosbesim tek sistemi e drejtësisë. Në një kontekst më të gjerë, siç është ai i pajtimit, një situatë e tillë e largon akoma më shumë dhe e bën të vështirë mundësinë, qoftë edhe për një shpërblim modest moral, të viktimave dhe familjeve të tyre.  

Parimet bashkëkohore të gjykimit të drejtë që respekton të drejtat e njeriut kanë çuar në krijimin e “burgjeve të hapura”  dhe metodave të tjera fleksibël për vuajtjen e dënimit. Është pikërisht ky momenti kur  konceptet humane të ditëve tona për ndëshkimin e individit, përplasen me barbarinë mesjetare të krimeve masive. Në këndvështrimin e atyre që vuajtën tmerret e luftës në ish Jugosllavi, kjo mund të duket si një mbyllje hipokrite e tragjedisë së tyre. Ose thënë me fjalë të thjeshta, ndëshkimi as që i afrohet krimit.

Asnjë ndëshkim për krime lufte nuk mund të zgjidhë problemet politike.   Por duke ndriçuar faktet e krimeve të kryera dhe duke nxjerrë përgjegjësitë, gjykatat mund të ndihmojnë në qetësimin e tensioneve emocionale dhe politike dhe të motivojnë njerëzit të shohin nga e ardhmja pa mbetur peng të së kaluarës.  Bazuar në këto parime, vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës së Jugut që kanë përjetuar ngjarje të tilla, ngritën strukturat përkatëse për nxjerrjen e së vërtetës dhe pajtimin kombëtar. Këto përvoja treguan se e vërteta objektive dhe e paanshme është shumë e rëndësishme, por nuk çon vetiu dhe drejtpërdrejt në pajtim, po qe se viktimat nuk kompensohen për vuajtjet e tyre.

Thënë ndryshe, duhet të ketë edhe një hallkë lidhëse. Sistemi gjyqësor, si ai ndërkombëtar, edhe ai i çdo vendi të veçantë, është autoriteti i duhur që ka kompetencat për të rekomanduar masa që mund të hapin rrugën për kompensim duke i bashkëngjitur vendimit për dënimin e  krimeve të luftës edhe një aneks me masa të tilla. Rekomandimet mund të jenë të ndryshme sipas rastit, por në çdo rast duhet të synojnë të përmbushin pritshmëritë e komunitetit të viktimave dhe ta ndihmojnë atë të ecë përpara.

Pasuritë e ngrira të kriminelëve të luftës duhet të kalojnë në një fond të veçantë kompensimi dhe të administrohen ndërkombëtarisht, ose të mbikëqyren nga gjykata e lartë në secilin vend. Vendi i origjinës së individit që i konfiskohet pasuria mund të ftohet të marrë pjesë në këtë fond. Gjykata që ka dhënë vendimin, mund të ftojë parlamentin e vendit në fjalë të miratojë një rezolutë që dënon krimet e kryera nga qytetarët e vet që shpallen fajtorë. Këto rekomandime mund të përfshijnë edhe rishikimin e teksteve të historisë që mësohen në shkollë, si dhe publikimin e vendimit dhe arsyetimin e tij sa më gjerë që të jetë e mundur.

Disa prej këtyre ideve janë përkrahur tashmë edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Statuti i kësaj gjykate ka hedhur idenë e ndihmës së viktimave duke u dhënë atyre kompensimeve nëpërmjet Fondit të Besimit për Viktimat, që mbikëqyret nga një bord i pavarur drejtorësh. Ndihmat për këtë Fond do të vijnë nga qeveritë, fondacionet dhe donatorët privatë, por gjykata mund të marrë vendim që edhe kriminelët e dënuar të paguajnë dëmshpërblime.

Si rregull, gjyqet për krime lufte zhvillohen pasi konfliktet e armatosura marrin fund dhe autoritetet e zgjedhura me votë të lirë vijnë në pushtet. Pretendimet e disa prej këtyre politikanëve se ata nuk kanë të bëjnë me krimet e mëparshme të kryera nga individë që  gëzonin mbështetjen e udhëheqësve të rrëzuar, mund të ecin për pak kohë. Por në parim, ndryshimet demokratike në një vend të caktuar nuk mund të çlirojnë askënd nga përgjegjësia  për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në të kaluarën për llogari të atij vendi. Mësimet e periudhës post-Nuremberg ofrojnë shembuj të mirë si në drejtim të  kompensimit, ashtu edhe në drejtim të arritjes së pajtimit.

Së fundi, ideja e përgjegjësisë dhe fajit për shkeljet më çnjerëzore të së drejtës ndërkombëtare, duhet të rishikohet me qëllim përmirësimin e kredibilitetit të gjyqeve për krime lufte, dhe njëherazi edhe të vendosjes së drejtësisë.