| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Për Ne / Bordi Ekzekutiv i FDH /
 
Print Send Link To a Friend

Bordi i ri ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare zhvilloi mbledhjen e tij të parë më 16 qershor 2008. Zoran Pajić, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë në Sarajevë gjatë periudhës përpara luftës së 1992-1995 në Bosnje, u emërua President i bordit. Anëtarë të tjerë të bordit ekzekutiv janë: Florence Hartman, gazetar; Iavor Rangelov, PhD Departamenti i Qeverisjes, London School of Economics; Ivanka Kostić, Drejtore e Praxis, organizatë jo-fitimprurëse; Nora Ahmetaj, Master në Filozofi; Tea Gorjanc-Prelević, Master në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Nataša Kandić, Drejtore Ekzekutive e FDH.  Bordi Ekzekutiv miratoi Aktivitetin Vjetor dhe Raportin Financiar të FDH për vitin 2007 si edhe programin e Drejtësisë në Tranzicion për periudhën 2007-2010. 

Gjithashtu Bordi Ekzekutiv mbajti një konferencë për shtyp më 17 Qershor 2008, ku Zoran Pajić, Florence Hartmann, Nataša Kandić dhe Tea Gorjanc Prelević iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Date:16/06/2008 14:07

Florence Hartmann është diplomuar në 1985. Ajo kreu studimet për master në Universitetin Paris-Nineterre për Literaturë dhe Qytetërime të Huaja. Ka punuar: si analiste dhe botonte një analizë të përjavshme për përfaqësitë diplomatike në gjuhën frënge dhe spanjolle (1987-1990); si gazetare për Le Monde (1990-2000); gjatë periudhës 2000-2006 ka punuar si zëdhënëse dhe drejtuese e Zyrës së Shtypit të Zyrës së Prokutrorit të ICTY dhe ICTY (Tribunali i Hagës dhe Tribunali për Krimet në Ruanda) (ICTR gjatë 2000-2003). Ka punuar te misioni i OSBE-ODIHR në 1999; IEP/CERI 1998, Reporterët pa Kufij, Institutit Europian për Mediat në Dusseldorf në 1997. Florence Hartman është Analiste Politike, Eksperte për çështjet e Ballkanit me përvojë të madhe në fushën e të drejtave të njeriut....
Date:16/06/2008 14:06

Në 2001 Iavor Rangelov u diplomua nga Universiteti Amerikan në Blagoevgrad (Bullgari), departamenti i Studimeve Europiane në Filozofi. Kreu Studimet për Msc në Të Drejtat e Njeriut, pranë London School of Economics dhe u diplomua me vlerësime të larta (2002-2003). Që prej 2004 po studion për PhD pranë Departamentit të Qeverisjes në London School of Economics. Deri më sot ka punuar si koordinator projekti dhe konsulent te Qendra e SUNY për Zhvillim Ndërkombëtar/ USAID, ka punuar te Fondi për të Drejtën Humanitare, Qendra për Studimet e Qeverisjes Globale [London School of Economics]. Ka botuar shumë punime dhe ka marrë disa çmime dhe bursa....
Date:16/06/2008 14:05

Ivanka Kostić ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Beogradit. Ka punuar pranë Fondit për të Drejtën Humanitare duke kryer kërkime dhe studime të krimeve të luftës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Ish-Jugosllavi (1993-1997); ka punuar për Këshillin Norvegjez për Refugjatët në Projektin e të Drejtave Civile (1997-2004); Ka qenë drejtuese e Zyrës së Këshillit Norvegjez për Refugjatët në Beograd dhe më tej drejtoi Projektin e të Drejtave Civile në Serbi. Ajo është një prej themeluesve dhe Drejtore Ekzekutive e PRAXIS, një organizate jo-qeveritare në Beograd, e cila merret me ofrimin e mbështetjes ligjore për njerëzit e zhvendosur, romët dhe për gurpet e tjera të margjinalizuara. Organizata ndihmon këto grupe në çështje të lidhura me pronësinë, statusin, të drejtat ligjore, mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, etj....
Date:16/06/2008 14:04

Nataša Kandić ka mbaruar Fakultetin e Filozofisë në Universitein e Beogradit dhe u diplomua në Sociologji në vitin 1972. Ajo themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare (1992). Kandić është mbrojtëse e shquar e të drejtave të njeriut. Për veprimtarinë e saj ajo është nderuar me një numër çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare....
Date:16/06/2008 14:03

Nora Ahmetaj kreu studimet në vitin 1993 në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Më tej ndoqi studimet në Kennedy School of Governement, Universiteti i Harvardit, Qendra Carr, për Politikat në Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Ajo mban titullin MA në Filozofinë në Paqe dhe Studime të Sigurisë nga Universiteti Tromso, Norvegji (2003-2005). Nora Ahmetaj ka punuar prej mëse 10 vjetësh me çështjet e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Kosovë, me çështjet e konflikteve në jug të Serbisë dhe me çështje që kanë të bëjnë me demokracinë dhe forcimin e shoqërisë civile në Ballkanin perëndimor. Prej 2006 punon te UNDP (PNUD) si menaxhere projekti për Raportin e Zhvillimit Njerëzor për Kosovën. Nora Ahmetaj zotëron gjuhët shqipe, serbe, angleze dhe Maqedonase....
Date:16/06/2008 14:02

Tea Gorjanc Prelević kreu studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Beogradit në 1995. Ajo kreu Studimet për Paqen, në Universitetin Europian për Paqen (1996-1997). Kreu një kurs pasuniversitar në të Drejtën Europiane pranë Belgrade School of Law [Shkolla e Drejtësisë Beograd] (1997-1998). Morri titullin Master në të Drejtën Publike Ndërkombëtare në vitin 1999, nga American University Washington College of Law. Ka qenë bashkëpunëtore e Qendrës për të Drejtat e Njeriut Beograd[Belgrade Centre for Human Rights] (1996-2000). Ajo gjithashtu ka qenë drejtuesja e parë e Qendrës për Trajnimin e Gjyqtarëve në Republikën e Malit të Zi (2000-2004). Ka qenë aktiviste e OJQ-së Aksioni për të Drejtat e Njeriut, Podgoricë. Që prej 2004 po prunon për përfaqësimin e 39 anëtarëve të familjeve të viktimave të një krimi të luftës kundër popullsisë civile (çështja e deportimit të refugjatëve 1992)....
Date:16/06/2008 14:01

Zoran Pajić u diplomua nga Universiteti i Sarajevës, Fakulteti i Drejtësisë, duke marrë titullin LLB në vitin 1968. Më tej po nga Universiteti i Sarajevës ai ka marrë titujt LLM (1976), Master ne Psikologjinë e Mësimdhënies në Arsimin e Lartë (1981) dhe PhD (1984). Në periudhën 1972-1992 ai ka qenë profesor me kohë të plotë në Departamentin e të Drejtës Publike Ndërkombëtare të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Sarajevës. Ai ka punuar: në Qendrën për të Drejtën Penale Ndërkombëtare të Fakultetit të Drejtësisë në Vrije Univerziteteit, Bruksel (VUB) (1982); në Gjenevë pranë Grupit të Punës ad hoc të Ekspertëve mbi Afrikën e Jugut, Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së (1991-1995); në Colchester pranë Departamentit të Drejtësisë dhe Qendrës për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Essex-it (1992-1994); pranë Tribunalit të Hagës dhe Qendrës së Londrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Kent-it (1997); në Londër në Kolegjin “Kings College” (1994-1999); pranë UNDP-së (PNUD) në Bosnje dhe Hercegovinë (2000); pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Bosnje dhe Hercegovinë (1999-2000); në Londër pranë Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare (1998-2001); për projektin e sigurisë të DFID, Siguria dhe Aksesi në Drejtësi në Ballkan (2001); pranë Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (Paddy Ashdown) të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë (OHR) (2002-2005). Prej 2001 ai ka punuar në Qendrën për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF); për momentin po punon në departamentin e Studimeve të Luftës, Kings College, Universiteti i Londrës. Ai është autor i shumë botimeve në fushat e të drejtave të njeriut dhe të së drejtës publike ndërkombëtare. Flet rrejdhshëm anglisht dhe frëngjisht dhe njeh edhe gjuhët gjermane, italiane, maqedonase dhe sllovene....