| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Raport 
 
Print Send Link To a Friend
Date:01/11/2008 17:02

Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar....
Date:11/09/2008 12:11

Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit kundër Diskriminimit në Kosovë; Kthimi i personave të shpërngulur në Kosovë gjatë vitit 2007 dhe 2008; Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet e Kosovës; Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në procesin e arsimit në Kosovë; Zbatimi i Ligjit kundër Diskriminimit dhe Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve në ndërmarrjet publike, në Kosovë....
Date:20/05/2008 14:10

Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH - Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti....
Date:01/04/2008 10:52

FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor....
Date:21/12/2007 12:51

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2007, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka kryer një hulumtim për të parë sa zbatohet ligji kundër diskriminimit dhe ligji mbi përdorimin e gjuhëve, në ndërmarrjet publike në Kosovë....
Date:01/11/2007 00:37

Gjatë periudhës prej korrikut deri në tetor të vitit 2007, Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë (FDH- Kosovë), ka bërë një hulumtim për të parë se në ç’masë zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve nga institucionet lokale të Kosovës, Parlamenti i Kosovës, Gjykata Komunale dhe e Qarkut në Prishtinë/Priština, Agjensioni Kosovar i Pronës dhe Shtëpia e Shëndetit numër IV....
Date:22/11/2005 13:47

1. Batajnica 01 [BA01] 1.1 Ekshumimi dhe autopsia e trupave: 12 - 27. juna 2001 1.2 Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore- Beograd: Profesor dr. Dušan Dunjić, dr.Tanja Atanasijević, dr.Vesna Đokić, dr.Đorđe Alempijević, profesor Slobodan Savić, antropologët profesor dr. Marija Đurić dhe asistent dr. Danijela Đonić dhe arkeolog Andrej Starović, Stacioni hetues Petnica....
Date:20/11/2005 12:41

Në varrezat masive në Serbi, në lokacionet Batajnica, Petrovo Sello dhe Peruçac janë ekshumuar rreth 836 trupa të shqiptarëve të Kosovës . Republika e Serbisë deri në muajin nëntor 2005 ka dorëzuar 632 trupa të shqiptarëve të Kosovës, prej tyre UNMIK- u 629 trupa, ndërkaq trupat e tre shqiptarëve kosovarë, shtetas amerikan, u janë dorëzuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Identifikimin përmes analizës ADN e ka kryer Komisioni Ndërkombëtar për të zhdukurit (ICMP)....
Date:30/07/2004 11:40

Serbët në Kosovë pas qershorit të vitit 1999 kanë kaluar vite të vështira. Pas tërheqjes së policisë dhe ushtrisë serbe ata u bënë shënjestër e UÇK-së dhe grupeve kriminale. Shumë vrasje, kidnapime dhe asgjësime të pasurisë ndodhën në praninë e forcave ndërkombëtare. Mosreagimi i KFOR-it i bindi edhe shqiptarët, të cilët personalisht kanë qenë kundër dhunës, se bashkësia ndërkombëtare po e mbështetë idenë e grupeve ekstremiste politike për “Kosovën pa serbë”. Më 17 mars, duke përjashtuar Mitrovicën UNMIK-u dhe KFOR-i, para së gjithash, me të pabërat e tyre përsëri trimëruan ekstremistët shqiptarë. Mirëpo ata kësaj radhe haptazi u kthyen kundër UNMIK-ut dhe KFOR-it. Ditën e parë me 17 mars detyruan policinë e UNMIK-ut që të tërhiqet në bazat e KFOR-it....