| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Raporti  
 
Print Send Link To a Friend
Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit në Kosovë

Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH - Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti. Hulumtimi i FDH-Kosovë gjatë periudhës së parë kishte për qëllim të vlerësojë: nëse të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë në të njëjtën masë lirinë e lëvizjes; nëse kanë qasje në organet komunale dhe institucionet tjera kosovare; a zbatohen dispozitat e ligjit mbi përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit; cilat janë institucionet shëndetësore të cilave u drejtohen qytetarët e Kosovës; a janë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë ndërmarrjet publike; dhe a respektohet e drejta e qytetarëve të Kosovës për t’u informuar në gjuhën amtare. Në periudhën pas 17 shkurtit 2008, FDH - Kosovë ka hulumtuar kryesisht pikëpamjet e serbëve në lidhje me lirinë e lëvizjes, nëse dhe në çfarë mase përfaqësuesit e pakicave kombëtare i kanë lëshuar vendet e tyre të punës, çka kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në lidhje me këtë dukuri dhe sa është numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë kthyer në vendet e tyre të punës.

 

Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit në Kosovë