| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Raporti  
 
Print Send Link To a Friend
Zbatimi i ligjit kundër diskriminimit dhe ligjit mbi përdorimin e gjuhëve në ndërmarrjet publike në Kosovë

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2007, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka kryer një hulumtim për të parë sa zbatohet ligji kundër diskriminimit dhe ligji mbi përdorimin e gjuhëve, në ndërmarrjet publike në Kosovë. Në hulumtim janë përfshirë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)1, Post Telekomi i Kosovës (PTK)2, Hekurudhat e Kosovës, Kosovatransi, Termokosi, Aeroporti i Prishtinës/Prištinës, ndërmarrjet publike regjionale të ujësjellësve dhe kanalizimit, si dhe ndërmarrjet regjionale që bëjnë pastrimin e qytetit, rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tregjeve dhe varrezave. Hulumtimi është kryer në të gjitha regjionet e Kosovës (Prishtinë/Priština, Prizren/Prizren, Gjilan/Gnjilane, Pejë/ Peć dhe Mitrovicë/Mitrovica), në qendër dhe në qendrat regjionale të ndërmarrjeve publike.

Zbatimi i ligjit kundër diskriminimit dhe ligjit mbi përdorimin e gjuhëve në ndërmarrjet publike në Kosovë