| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008.... >>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
FDH Kosove / Libri Kosovar i Kujtesës /
 
Print Send Link To a Friend

Duke e plotësuar punën e studimeve të ngjajshme të bëra nga organizatat partnere të FDH-së në Kroaci dhe Bosnjë, FDH Serbia dhe FDH Kosova bëjnë hetimin dhe dokumentimin që do të ndërtojë një regjistër të përgjithshëm të personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur më 1998-1999 dhe për periudhën e vrasjeve hakmarrëse ndaj joshqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet serbe në Kosovë ndërmjet qershorit 1999 dhe fundit të vitit 2000. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga burime të shumta janë futur në bazën e të dhënave të FDH-së për krime lufte dhe të shkeljeve të drejtave të njeriut, që mundëson klasifikimin dhe kërkimin e të dhënave. Libri i Kujtesës Kosovare që do të pasojë, do të ndihmojë në restaurimin e dinjitetit të viktimave, do të kontribuojë në krijimin e kujtesës kolektive dhe do të ndihmojë në sqarimin e fatit të të zhdukurve.

Deri më sot, FDH ka dokumentuar 10,816 viktima në bazë të 2,988 dokumenteve, përfshirë 2,236 deklarata të dëshmitarëve. Këto viktima nuk janë më thjeshtë statistika, por koleksion i rrëfimeve individuale që mund të informojnë kujtesën kolektive e cila i reziston manipulimeve politike.

Emrat e viktimave për të cilët FDH ka të dhëna personale dhe të dhëna për rrethanat se si janë vrarë ose zhdukur, gjenden në Listën e viktimave me të dhënat e plota.

Vërejtje: Në këtë listë gjenden edhe viktimat për të cilët FDH nuk ka akoma ndonjë prej të dhënave personale psh. Emrin e babait, datën e lindjes, vendin e ngjarjes.

Listën e viktimave me të dhënat jo të plota, gjenden të dhënat për viktimat për të cilët FDH nuk ka të dhëna se si e kanë pësuar ose si janë zhdukur ose disa prej të dhënave të rëndësishme personale, siç janë për shembull emrat ose mbiemrat, ose data kur e kanë pësuar ose zhdukur.

Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.