| Srpski
 | English
 | Shqip
Pogodak!
REKOM
Fondi përtë Drejtën Humanitare (FDH) gjatë vitit 2008 i ka monitoruar të gjitha gjykimet e zhvilluara në Serbi për krime të luftës, vrasje dhe vepra tjera penale që kanë ndodhur gjatë konfliktevetë armatosura, të gjitha gjykimet e mbajtura në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht apo politikisht, si dhe disa prej gjykimeve të zgjedhura për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës pranë gjykatave nacionale.... >>
Bazuar në hulumtimin e zhvilluar, FDH-Kosovë konsideron se situata e sigurisë në Mitrovicën veriore / Mitrovica është e paqëndrueshme.... >>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet.
Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Dokumentimi dhe kujtesa  / Humbjet në njerëz 1991-1995 / Libri Kosovar i Kujtesës /
 
Print Send Link To a Friend

FDH-ja hulumton krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur në të kaluarën në Kosovë, me qëllim që t’i pamundësojë manipulimet me numrin e viktimave, të krijojë kujtesën historike dhe t’i edukojë gjeneratat e reja mbi trashëgiminë e së kaluarës.

Në bazë të vlerësimeve të disa burimeve të pavarura, gjatë konflikteve të armatosura në Kosovë janë vrarë mes 8.000 dhe 10.000 shqiptarë, kurse janë zhdukur 3.500 të tjerë. Numri i viktimave nga radhët e popullsisë serbe, rome dhe shqiptarëve «të ndershëm» konsiderohet të jetë mes 2.000 - 2.500, përderisa numri i të zhdukurve, sipas vlerësimeve të bëra publike në dhjetor të vitit 2000, është 1.300. Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), 2047 persona [pjesëtarë nga radhët e të gjitha komuniteteve etnike] ende trajtohen si të zhdukur.

Hulumtimet në Kosovë kryhen nga ekipi prej dhjetë hulumtuesve, kurse në Serbi kjo punë kryhet nga një hulumtues. Ata i grumbullojnë të dhënat duke marrë deklarata nga dëshmitarët, anëtarët e familjeve dhe personat tjerë që kanë njohuri mbi vrasjet dhe zhdukjet e viktimave. Këto deklarata si dhe dokumentet tjera që kanë të bëjnë me viktimat, analizohen nga tetë hulumtues/analistë dhe përgatiten shënimet për viktimat, të cilat radhiten në mënyrë kronologjike sipas kohës kur kanë ndodhur, vendit të vdekjes dhe burimit të të dhënave.

Gjatë vitit 2008, FDH-ja ka marrë deklarata nga 1.897 dëshmitarë dhe anëtarë të familjeve të personave të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë. Gjatë periudhës prej janarit të vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000, në bazë të këtyre dëshmive janë regjistruar 3.229 persona të vrarë dhe të zhdukur.

Me datë 1 shtator 2007, hulumtuesit/analistët kanë filluar të shkruajnë përmbledhje të shkurtra për viktimat e vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve, sipas datës, lokacionit dhe burimit të të dhënave. Secili shënim përmban të dhënat personale të viktimës, përshkrimin faktik të vrasjeve dhe zhdukjeve dhe burimin e të dhënave. Këto shënime bazohen në deklaratat e dëshmitarëve dhe anëtarëve të familjeve, si dhe në dokumente tjera të cilat përmbajnë të dhëna relevante për vrasjet dhe zhdukjet në Kosovë.

Deri në fund të dhjetorit të vitit 2008, hulumtuesit/analistët kanë përgatitur gjithsej 4.112 përmbledhje, në të cilat përshkruhet në mënyrë të dokumentuar fati i 7.723 viktimave, që paraqet 56,15 për qind të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara [13.754]. Në 824 përmbledhje janë përmendur më shumë se 200 incidente masive, ku kanë humbur jetën 3.112 persona. Pjesa dërmuese e viktimave të përmendura kanë pësuar apo janë zhdukur gjatë periudhës prej 24.03 deri më 15.06.1999, pra gjatë kohës kur në Kosovë ishin prezentë policia dhe ushtria serbe.

Emrat e viktimave për të cilët FDH ka të dhëna personale dhe të dhëna për rrethanat se si janë vrarë ose zhdukur, gjenden në Listën e viktimave me të dhënat e plota.

Vërejtje: Në këtë listë gjenden edhe viktimat për të cilët FDH nuk ka akoma ndonjë prej të dhënave personale psh. Emrin e babait, datën e lindjes, vendin e ngjarjes.

Listën e viktimave me të dhënat jo të plota, gjenden të dhënat për viktimat për të cilët FDH nuk ka të dhëna se si e kanë pësuar ose si janë zhdukur ose disa prej të dhënave të rëndësishme personale, siç janë për shembull emrat ose mbiemrat, ose data kur e kanë pësuar ose zhdukur.

Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.