Në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka realizuar një hulumtim mbi zbatimin
e Ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me kujdes të veçantë në themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentit
të Kosovës. Ky ligj është aprovuar më 13 mars 2008, kurse ka hyrë në fuqi
më 15 qershor 2008, përderisa Presidenti i Kosovës ka sjellë dekretin mbi themelimin e Këshillit Konsultativ më 15 shtator 2008....
>>
FDH-Kosovë është e vetmja organizatë joqeveritare në Kosovë që monitoron gjykime për krime lufte dhe ato të motivuara etnikisht. Në vitin 2007, FDH-Kosovë ka marr pjesë në 117 seanca të shqyrtimeve të ndryshme kryesore që janë mbajtur në kuadrin e 21 proceseve gjyqësore pranë gjykatave komunale dhe të qarkut, si dhe 4 proceseve gjyqësore që u zhvilluan pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Në gjykimet që janë mbikëqyrur nga FDH-Kosovë në këtë vit janë marrë në pyetje 119 dëshmitar, dy nga të cilët kanë qenë të mbrojtur, ndërkaq pesë të tjerë ishin dëshmitarë profesionistë – ekspertë për balistikë dhe neuropsikiatri. Në të gjitha këto raste aktakuzën e kanë ngritur dhe atë e përfaqësonin
prokurorët ndërkombëtarë. Po ashtu, të gjithë kryesuesit e paneleve gjyqësore kanë qenë gjykatës ndërkombëtar, ndërsa në mesin e kolegjeve penale kishte edhe gjykatës vendor....
>>
Çdo qeveri merr përgjegjësinë për veprat e mira dhe të këqija të paraardhësve
të saj, dhe çdo popull për veprat e mira dhe të këqija nga e kaluara e vet. Hannah Arendt, ''Ajhmani në Jerusalem''
Serbët në Kosovë pas qershorit të vitit 1999 kanë kaluar vite të vështira. Pas tërheqjes së policisë dhe ushtrisë serbe ata u bënë shënjestër e UÇK-së dhe grupeve kriminale. Shumë vrasje, kidnapime dhe asgjësime të pasurisë ndodhën në praninë e forcave ndërkombëtare. Mosreagimi i KFOR-it i bindi edhe shqiptarët, të cilët personalisht kanë qenë kundër dhunës, se bashkësia ndërkombëtare po e mbështetë idenë e grupeve ekstremiste politike për “Kosovën pa serbë”. Më 17 mars, duke përjashtuar Mitrovicën UNMIK-u dhe KFOR-i, para së gjithash, me të pabërat e tyre përsëri trimëruan ekstremistët shqiptarë. Mirëpo ata kësaj radhe haptazi u kthyen kundër UNMIK-ut dhe KFOR-it. Ditën e parë me 17 mars detyruan policinë e UNMIK-ut që të tërhiqet në bazat e KFOR-it....