FDH-SS-002 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shtetasve të Serbisë për krime të luftës

PERIUDHA: 1993 – 2006

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Varazhdin, Vukovar, Gjykata ushtarake në Zagreb, Gjykata Komunale në Split, Gjykata e Qarkut në Zarë, Karlovc, Osijek, Pozhegi, Split, Shibenik (Kroaci), Gjykata e Qarkut Murska Sobota (Slloveni), Gjykata Kantonale në Sarajevë, Gjykata Ushtarake e Qarkut në Tuzëll (Bosnjë e Hercegovinë), Gjykata e Qarkut në Banjallukë, Gjykata e Lartë në Zenicë, Gjykata Komunale në Beograd, Gjykata Ushtarake në  Novi Sad, Gjykata Ushtarake në Nish  (Serbi), Gjykata e Qarkut në Pejë, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë  (Kosovë), Gjykata e Qarkut në Novi Pazar, Gjykata e Lartë në Podgoricë, Gjykata Themelore në Cetinje (Mali i Zi).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  9 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion  nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë serbe dhe kroate për krime të luftës në territorin e ish Jugosllavisë, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Serbisë, Kosovës, Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Fondi e përfshin periudhën prej vitit 1991 e deri më sot. Në kuadër të Fondit  gjenden materialet gjyqësore (paditë, aktgjykimet, ankesat, vendimet, procesverbalet nga hetimet e të akuzuarve, transkriptet e gjykimeve, procesverbalet nga dëgjimi i dëshmitarëve, shënimet zyrtare, raportimet nga gjykimet, korrespondencat, kërkesat për heqjen e paraburgimit, lutjet, vërtetimet, autorizimet), artikujt gazetaresk dhe dokumentacioni përcjellës.

SISTEMI I RENDITJES:  sipas kutive të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – parimi kronologjik (sipas datës)

Pritet zmadhim i fondit

GJUHA:  Serbe, kroate, shqipe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

  • Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate dhe serbe për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë. Gjykimet, të mbajtura në territorin e Kroacisë, para Gjykatave të Qarkut në:Varazhdin, Vukovar, Zagreb, Zarë, Karlovc, Osijek, Pozheg, Split dhe Shibenik. Gjithsejtë 31 lëndë.

Kutia nr. 2

  • Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate dhe serbe për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë. Gjykimet e mbajtura në territorin e Kroacisë, Serbisë dhe Kosovës – para Gjykatave të Qarkut në Vukovar (Kroaci), Gjykatës komunale në Split (Kroaci), Gjykatës së Qarkut në Zagreb (Kroaci), Gjykatës Supreme të Kroacisë, Gjykatës së Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykatës së Qarkut në Gjilan (Kosovë), Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (Kosovë). Gjithsejtë 5 lëndë.

Kutia nr. 3

  • Gjykimi i Dragan Nikoliqit nga Gjilani, i cili ngarkohet se në kohën e bombardimeve të Nato-s, me një grup të bashkëkryerësve, e ka privuar nga jeta personin e kombësisë shqiptare. Gjykim i mbajtur para Gjykatës së Qarkut në Gjilan (Kosovë), Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (Kosovë) dhe Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjithsejtë 1 lëndë (79 dokumente).

Kutia nr. 4

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës të kryera në territorin e Kosovës, të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë (Kosovë). Gjithsejtë 4 lëndë.

Kutia nr. 5

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës të kryera në territorin e Kosovës, të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, para Gjykatës së Qarkut në Pejë, para Gjykatës së Qarkut në Prizren, para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (Kosovë). Gjithsejtë 10 lëndë.

Kutia nr. 6

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës si dhe vepra të tjera penale të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Beograd, Gjykatës Ushtarake në Beograd, Gjykatës Supreme Ushtarake (Serbi). Gjithsejtë 10 lëndë.

Kutia nr. 7

  • Të ndryshme (spiunazh, zbulim i fshehtësive ushtarake, vrasje, zhdukje të përdhunshme të ushtarëve, qëndrim i paligjshëm ndaj armës së besuar, bilans i ndarjes dhe transformim pronësor, ikje nga ushtria, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës), Gjykata komunale në Kragujevc, Gjykata e Qarkut në Kraljevë, Gjykata e Qarkut në Leskovc, Gjykata Ushtarake në Nish, Gjykata Ushtarake në Novi Sad. Gjithsejtë 13 lëndë.

Kutia nr. 8

  • Të ndryshme (terrorizëm, armëmbajtje pa leje, vepër penale e vrasjes, kalim i palejuar i kufirit shtetëror, gjykim për krime të luftës – rasti i “Grerëz së verdhë”, Dushko dhe Vojin Vuçkoviqit). Gjykata e Qarkut në Smederevë, Gjykata e Qarkut në Uzhicë, Gjykata e Qarkut në Pozharevc, Gjykata e Qarkut në Prokuple, Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Sremit, Gjykata e Qarkut në Shapc. Gjithsejtë 6 lëndë.

kutia nr. 9

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës si dhe vepra të tjera penale, të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Murska Sobota (Slloveni), Gjykatës së Qarkut në Novi Pazar (Serbi), Gjykatës Themelore në Nikshiq (Mali i Zi), Gjykatës Themelore në Cetinje (Mali i Zi), Gjykatës së Qarkut në Banja Llukë, Gjykatës së Lartë në Zenicë, Gjykatës Kantonale në Sarajevë (Bosnjë e Hercegovinë), Gjykatës Ushtarake të Qarkut në Tuzëll, Gjykatës së Lartë në Podgoricë (Mali i Zi). Gjithsejtë 14 lëndë.

Kutia nr. 10

  • Gjykimi i ndarë i Sasha Radakut, i cili, si pjesëtar i njësisë së vullnetarëve, e cila ka qenë në përbërjen e ish APJ-së, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare në kohën e konfliktit të armatosur, në fermën bujqësore “OVÇARA”  ka privuar nga jeta dyqind persona, me çka ka kryer krime të luftës kundër të burgosurve të luftës. Gjykimi mbahet para Panelit për Krime të luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd (Serbi). Gjithsejtë 1 lëndë (9 dokumente)

Kutia nr. 11

  • Gjykimi i Angjelko Kollashincit dhe i personave të tjerë për krime të luftës kundër popullatës civile, i mbajtur para Gjykatës së Qarkut në Prizren (Kosovë). Gjithsejtë 1 lëndë (34 dokumente)
Share

Obeležena godišnjica stradanja Vukovara

Në dispozicion në srpski.

Share