Lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për padinë e gjeneralit Dikoviq kundër FDH-së dhe Natasha Kandiqit

Lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për padinë e gjeneralit Dikoviq kundër FDH-së dhe Natasha Kandiqit

Apelacioni Kasacioni sudGjykata e Apelit në Beograd e ka konfirmuar  aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Parë Themelore të Beogradit, me të cilën shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë i është dhënë shuma në lartësi prej 550.000 dinarësh për kompensim të dëmit për shkak të vuajtjeve shpirtërore të shkaktuara nga cenimi i nderit dhe i autoritetit e të cilat, siç ka gjetur gjykata, ia kanë shkaktuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), me publikimin e akuzave të pavërteta të fakteve në Dosjen „Ljubisha Dikoviq”, dhe themeluesja e FDH-së, Natasha Kandiqi, me paraqitjen në publik të akuzave të pasakta faktike dhe vlerësimeve gjyqësore, të cilat kanë konotacion fyes dhe e fyejnë dinjitetin njerëzor. FDH konsideron se vendimi i gjykatës në mënyrë drastike ndryshon nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, se në mënyrë plotësuese e ka kufizuar hapësirën për debat mbi çështjet me interes publik si dhe se i mbron funksionarët shtetëror nga secila kritikë si dhe nga hulumtimi publik i përgjegjësisë së mundshme penale për krimet e kryera të luftës. FDH do të deponojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj, shumicën e pretendimeve të akuzës së FDH-së i refuzon pa kurrfarë arsyetimi, prej nga edhe fitohet përshtypja se gjykata gjatë sjelljes së vendimit nuk është udhëhequr nga arsye ligjore:

FDH në ankesën e tij e ka vënë në pah shkeljen e lirisë së shprehjes. Me fjalë të tjera, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj nuk ia kushton vëmendjen e duhur faktit se Ljubisha Dikoviqi është personalitet publik, që kryen një funksion të lartë shtetëror, se, së këndejmi, FDH nuk ka paraqitur informacione mbi jetën e tij private. Gjykata e ka injoruar praktikën voluminoze të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi të drejtën në lirinë e shprehjes kundruall të drejtës në privatësi të personalitetit publik, në të cilën në mënyrë të vendosur theksohet se „kufijtë e kritikës së pranueshme zgjerohen për personat, të cilët kryejnë funksione publike“ dhe se e drejta në lirinë e shprehjes është e garantuar „madje edhe kur kjo nënkupton deklarata të dëmshme mbi individët“ ose informacione të cilat „fyejnë, shokojnë ose shqetësojnë“. Gjykata e Apelit në mënyrë fare të shkurtë dhe pa arsyetim shtesë ka pohuar: „Liria e shprehjes, madje edhe atëherë kur mendimi i kumtuar ka të bëjë me funksionarët shtetëror, nuk është e drejtë e pakufizuar.“

FDH në ankesën e tij e ka vënë në spikamë shkeljen e karakterit publik të procedurës. Me fjalë të tjera, publikut i është mundësuar që në gjykatore të përcjellë të gjithë rrjedhën e procedurës deri në momentin kur Natasha Kandiqi është dashur t’ia shtrojë pyetjet Ljubisha Dikoviqit. Atëherë, në seancën e datës 15 shtator të vitit 2015, kryetarja e trupit gjykues e ka sjellë vendimin mbi përjashtimin e publikut, me arsyetimin se gjykatorja është e vogël dhe se nuk ka vend për gazetarët, edhe pse e tërë rrjedha e gjykimit është zhvilluar në të njëjtën gjykatore, dhe se, me fjalë të tjera, kapacitetet hapësinore në seancat e tjera nuk kanë qenë arsye për përjashtimin e publikut. Edhe pse FDH në ankesën e tij e ka vënë në spikamë praktikën relevante të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Komeve të Bashkuara, sipas të cilave gjyqësori kombëtar është i obliguar që t’ia mundësojë publikut për të qenë i pranishëm në gjykime për të cilat ekziston interesi i shprehur publik, siç është rasti me dëgjimin e funksionarit shtetëror, Gjykata e Apelit në mënyrë të shkurtë dhe pa arsyetim ka pohuar se „gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka përfunduar se nga arsyet e ruajtjes së rendit publik duhet në mënyrë të pjesërishme për të përjashtuar publikun, me çka, në asnjë mënyrë, nuk janë pezulluar normat e shoqërisë demokratike“.

FDH në ankesën e vet e ka vënë në pah shkeljen e barazisë së armëve, përkatësisht të të të drejtave në mbrojtje. Me fjalë të tjera, gjykata e shkallës së parë, në seancën e saj përgatitore i ka refuzuar të gjitha provat e parashtruara të FDH-së, sepse, sipas pikëpamjes së gjykatës, „provat e parashtruara janë të tepërta për procedurën kontestimore“ dhe se „nuk janë të rëndësishme për zgjidhjen e lëndës kontestimore“, edhe pse nga FDH ka kërkuar që të provoj vërtetësinë e pohimeve të tij, të cilat kanë qenë shkas për akuzën. Edhe pse në këtë mënyrë FDH-së de facto i është marrë e drejta për mbrojtje dhe për diskutim, Gjykata e Apelit në mënyrë të shkurtë dhe pa arsyetim ka pohuar se „me refuzimin e disa prove të parashtruara të të akuzuarve, të njëjtëve nuk iu është shkelur e drejta që para gjykatës të diskutojnë“ dhe se „vendimi mbi atë se me çfarë prova do të vërtetohen faktet thelbësore  […]i është lënë në kompetencë të gjykatës“.

Posaçërisht brengos përfundimi i Gjykatës së Apelit se janë cenuar autoriteti dhe nderi i Ljubisha Dikoviqit „me paraqitjen e fakteve të paprovuara që në vete përmbajnë konotacion fyes i përshtatshëm sa për të fyer dinjitetin njerëzor“. Se faktet e paraqitura në Dosje dhe në deklaratat e tjera janë të paprovuara, gjykata arrin te ky përfundim nga ajo se „në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se paditësi nuk i është shtruar ndjekjes penale për kurrfarë vepre penal “. Para së gjithash, në dosjet dhe në deklaratat, të cilat janë lëndë e padisë, janë paraqitur prova të cilat e tregojnë përgjegjësinë e Ljubisha Dikoviqit për veprat penale të kryera gjatë luftërave në ish Jugosllavi, krahas vlerësimit se paditësi nuk është i denjë për funksionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, e tëra në shërbim të informimit të publikut dhe të institucioneve kompetente mbi çështjet me interes publik. Në këtë kuptim, FDH gjatë gjykimit ka qenë i obliguar për të provuar vërtetësinë e indiceve se Dikoviqi është përgjegjës për

Share