Raporti: “Serbia asnjë progres në drejtësinë tranzicionale”

Raporti: “Serbia asnjë progres në drejtësinë tranzicionale”

BalkanInsight_logoNuk ka pasur asnjë progres të rëndësishëm në krijimin e proceseve të drejtësisë tranzicionale në Serbi, për shkak të gjyqeve të ngadalta dhe jo efikase të krimeve të luftës dhe mungesës së vullnetit politik, thotë një raportë i Qendrës për të Drejtën Humanitare.

 Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, HLC, ka paraqitur një raport, “Drejtësia Tranzicionale në Serbi në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2015”, i cili thotë se Serbia nuk ka bërë asnjë përparim të rëndësishëm në krijimin e proceseve të drejtësisë tranzicionale në lidhje me luftërat ish-jugosllave në vitet ’90.
Prezantimi i raportit te HLC “Drejtësia Tranzicionale në Serbi në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2015”. Foto: Media Centre.

Raporti i HLC-së të mërkurën citoi se prokuroria e krimeve të luftës nuk kishte mbështetje politike dhe se gjyqet e krimeve të luftës janë të ngadalshme dhe joefikase, me një tendencë në rënie në numrin e aktakuzave dhe më pak të paditur dhe ndjekje penale që fokusohen vetëm tek autorët e drejtpërdrejtë.

Sipas raportit, gjatë periudhës 2013-2015, nuk u ngritën akuza kundër ndonjë individi që mbante post të lartë ushtarak, policor apo politik gjatë konflikteve.

Asnjë padi nuk u ngrit për krime kundër njerëzimit ose për përgjegjësi komanduese dhe nuk është bërë asnjë përparim i dukshëm për përcaktimin e rolit kriminal të individëve që aktualisht mbajnë poste të larta ose kanë lidhje të ngushta me qeverinë.

Milica Kostiç, drejtoreshë për çështje ligjore në HLC, tha se një nga problemet kryesore ishte se gjykatat serbe po mbrojnë në mënyrë aktive shtetin.

“Gjykatat serbe po punojnë për të mbrojtur shtetin nga ndonjë përgjegjësi për konfliktet e kaluara. Një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë së fundmi ka thënë publikisht se ata, gjyqtarët, kanë bërë gjithçka për të mos dhënë kompensime kundër shtetit,” tha Kostiç.

Raporti i HLC theksoi gjithashtu se ka pengesa të mëdha ligjore dhe institucionale që nuk i lejojnë viktimat të përftojnë dëmshpërblime materiale.

Reparacionet simbolike janë ulur.

Jelena Krstiç, nga HLC, tha se reparacionet simbolike dhe arsimimi më i mirë i të rinjve në Serbi në lidhje me krimet e luftës janë dy sfera që meritojnë më shumë vëmendje, si një investim për një të ardhme më të mirë.

“Reparacionet simbolike janë të rëndësishme duke qenë se ato krijojnë një kulturë më të gjerë sociale përkujtimore, e cila mund të jetë e rëndësishme kundër disa konflikteve të mundshme në të ardhmen,” tha Krstiç.

Tekstet shkollore të historisë në Serbi kanë tendencë të relativizojnë rolin e shtetit serb në luftërat e viteve nëntëdhjetë, shoi Krstiç.

Raporti i HLC rekomandoi prezantimin e futjes së një politike shqyrtimi të të kaluarës së tyre gjatë kohës së luftës të kandidatëve për punë në sektorin e sigurisë dhe poste politike, si edhe largimin e personave në poste publike të cilët janë përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut gjatë konflikteve të armatosura.

Share