Me rastin e aktgjykimit lidhur me akuzat e gjeneralit Dikoviq kundër FDH-së dhe Natasha Kandiqit

Me rastin e aktgjykimit lidhur me akuzat e gjeneralit Dikoviq kundër FDH-së dhe Natasha Kandiqit

#IzSudnice - Sajt  - 7Gjykata e Parë Themelore në Beograd e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin pjesërisht e ka miratuar kërkesën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë për kompensimin e dëmit për shkak të dhembjeve të përjetuara shpirtërore për shkak të cenimit të ndertit dhe të autoritetit, të cilat ia kanë shkaktuar: Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), me publikimin e akuzave faktike të pavërteta në Dosjen ‘Ljubisha Dikoviqi’, dhe Natasha Kandiqi, me paraqitjen në publik të akuzave të pasakta faktike dhe gjykimeve vlerësuese, që kanë ngjyrime fyese dhe e fyejnë dinjitetin njerëzor. Gjykata ai ka gjykuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm 550.000 dinarë, duke vlerësuar se shuma e kërkuar (1.000.000.) është tejet e lartë.

Sipas mendimit të FDH-së, aktgjykimi përmban shumë përfundime kontradiktore dhe paradoksale lidhur me bazueshmërinë e pretendimeve nga dosja, përkatësisht lidhur me mbështetjen e tyre me anë të provave. 1) Në njërën anë, gjykata ka marrë qëndrimin se barra e të provuarit të vërtetësisë së pretendimeve, të cilat janë sjellë lidhur me përfshirjen e Dikoviqit në krimet e luftës, qëndron tek të akuzuarit – FDH dhe Natasha Kandiqi (f. 26), kurse, në anën tjetër, ka refuzuar për të dëgjuar dëshmitarët e propozuar nga ana e të akuzuarve, duke përfshirë edhe dëshmitarët e propozuar, me arsyetimin se zgjidhja e kësaj çështjeje është në kompetencën e gjykatës për krime të luftës (f. 26). Në të njëjtën kohë, gjykata e ka refuzuar propozimin e të akuzuarve që pikërisht për këto arsye të ndërpritet procedura ligjore deri në përfundimin e procedurës paragjyqësore të Prokurorisë për Krime të Luftës në lidhje me padinë penale të FDH-së (shih më poshtë). 2) Gjykata ka gjetur se deklaratat e Natasha Kandiqit, ish drejtoreshës së FDH-së, mbi të kaluarën e papastër të luftës të gjeneralit Dikoviq janë gjykime vlerësuese, por se ato nuk janë bazuar në „baza të mjaftueshme faktike“ (f. 25). Në të njëjtën kohë, gjykata i ka pranuar deklaratat e Natasha Kandiqit dhe të Sandra Orloviqit në pikëpamje të krijimit të dosjes, dhe, si fakt të pakontestueshëm, e ka vërtetuar se „burim i dokumentit të publikuar të Dosjes Dikoviq është baza e të dhënave e FDH-së, materiali provues i shfrytëzuar në lëndët para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë si dhe dokumentet  ushtarake të UJ“ (f. 22).

FDH pajtohet me vlerësimin se akuzat faktike të cekura në ’Dosjen e Ljubisha Dikoviqit’ dhe në deklaratat e Natashe Kandiqit nuk janë provuar gjatë procedurës para gjykatës, por nuk pajtohet me shpjegimin se konstatimi i vërtetësisë së akuzave kontestuese faktike do të sillte deri te përzierja e paligjshme e procedurës ligjore në kompetencën e gjykatës penale. Gjykata, jo vetëm se i ka refuzuar të gjitha provat  të cilat i kanë paraqitur FDH dhe Natasha Kandiqi, por e ka refuzuar edhe propozimin që procedura të ndërpritet derisa Prokuroria për Krime të Luftës nuk i përfundon hetimet paraprake, të cilat zhvillohen pasi që FDH e ka ngritur padinë penale kundër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të URS dhe pjesëtarëve të tjerë të brigadës së motorizuar 37.

Gjykata ka konstatuar edhe se „Dosja Ljubisha Dikoviq“ nuk përbënë një analizë neutrale të ngjarjeve në Kosovë gjatë intervenimit të NATO-s, por se e paraqet shefin e Shtabit të Përgjithshëm si personin përgjegjës për krimet e luftës si dhe për veprimet e tjera të paligjshme. FDH nuk ka kundërshtime në lidhje me këtë vlerësim të gjykatës si as edhe ndaj vlerësimit se qëllimi i publikimit të dosjes ka qenë që të diskualifikohet shefi i porsaemëruar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Serbisë. FDH pajtohet me vlerësimin e gjykatës se e akuzuara Natasha Kandiqi në deklaratën e saj, është shprehur: „…se e kanë publikuar „Dosjen Ljubisha Dikoviq“, sepse ka konsideruar se ai nuk është i denjë për të kryer çfarëdo funksioni publik, për të përfaqësuar cilindo institucion shtetëror, dhe jo vetëm atë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm…“, dhe se përfaqësuesja ligjore e FDH-së, Sandra Orloviq, ka cekur se „paralajmërimi i zgjedhjes së prokurorit për shef të Shtabit të Përgjithshëm të UJ ka qenë shkasi që të përpilohet raporti, përkatësisht „Dosja e Ljubisha Dikoviqit“, si edhe se „kanë dashur për të vënë në spikamë se personi me një të kaluar të tillë të luftës nuk mund ta kryejë funksionin në të cilin është vendosur, sepse nuk është i denjë për të njëjtin“, me çka kanë vërtetuar se qëllimi i ’Dosjes së Ljubisha Dikoviqit’ ka qenë që shefi i Shtabit të Përgjithshëm të diskualifikohet për kryerjen e atij funksioni.

FDH e vë në spikamë edhe faktin se gjatë procedurës, gjyqtarja Gordana Arangjeloviqi, prokurorit, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i ka ofruar mbrojtje të tepruar. Pos  që i ka refuzuar të gjitha provat, të cilat i ka propozuar FDH dhe Natasha Kandiqi, gjyqtarja në mënyrë të paligjshme ua ka hequr mediave të drejtën që ta përcjellin seancën, në të cilën është dashur që Natasha Kandiqi, në përputhje me rregullat e procedurës, t’ia bëjë pyetjet gjeneralit Dikoviq.

Në një lëndë të ngjashme (Dalbani kundër Rumanisë, par. 50), që ka të bëjë me paraqitjen para publikut të të dhënave, të cilat tregojnë për përgjegjësinë e funksionarëve të shtetit, Gjykata Evropiane ka vërtetuar se Rumania e ka shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes së gazetarëve, midis të tjerash, edhe për shkak se (1) „nuk ka prova se përshkrimi i ngjarjeve [të cilat i ka paraqitur gazetari] ka qenë plotësisht i pasaktë dhe i menduar për të filluar një fushatë të shpifjes“; (2) „nuk është shkruar për jetën private të funksionarëve të shtetit“. Posaçërisht është me rëndësi që Gjykata Evropiane në këtë rast e ka theksuar se fakti që prokuroria dy herë ka refuzuar për ta filluar procedurën penale kundër personit në fjalë, nuk do të thotë në mënyrë automatike se informatat publikisht të paraqitura janë të pasakta dhe se rrjedhimisht ato pohime janë shpifëse. Ngjashmëria e  këtij rasti me aktgjykimin në dobi të gjeneralit Dikoviq është se gjykatat, edhe në njërin e edhe në rastin tjetër, kanë sjellë aktgjykimin se është cenuar nderi dhe autoriteti i prokurorit vetëm pse sipas mendimit të gjykatës pretendimet publikisht të paraqitura nuk i përgjigjen realitetit.

Kronologjia

FDH e ka publikuar dosjen ’Ljubisha Dikoviq’ në datën 23 janar të vitit 2012 me qëllim që ta tërheq vëmendjen e publikut drejt provave në lidhje me krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë së brigadës, me të cilën ka komanduar Ljubisha Dikoviq gjatë luftës në Kosovë në komunat e Skënderajt dhe të Gllogovcit, si dhe gjatë angazhimit të tij gjatë luftës në B dhe H, dhe që të vë në spikamë se për këtë arsye nuk është i denjë për kryerjen e funksionit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Gjenerali Dikoviq ka ngritur padi private për shpifje kundër Natasha Kandiqit në muajin prill të vitit 2012. Megjithëkëtë, pasi që me ndryshimet e ligjit penal shpifja është dekriminalizuar, ajo akuzë ështe refuzuar. Gjenerali Dikoviq, pastaj, në muajin shkurt të vitit 2013 ka ngritur padi për kompensim të dëmit jomaterial për shkak të cenimit të autoritetit dhe nderit, me kërkesën që FDH dhe Natasha Kandiqi t’ia paguajnë atij në mënyrë solidare një milion dinarë.

FDH, më vonë ka arritur edhe deri te prova të tjera të reja mbi pjesëmarrjen e brigadës së motorizuar  37 në krime të tjera ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë dhe lidhur me fshehjen e trupave të tyre në varrezën e fshehtë masive në Rudnicë.

Prokuroria për krime të luftës, në vitin 2012 ka refuzuar për të zhvilluar hetimet mbi pretendimet e Dosjes ‘Ljubisha Dikoviq’.  Në muajin tetor të vitit 2015, ajo e ka njoftuar FDH-në se është duke e zhvilluar procedurën paraprake në lidhje me padinë penale të FDH-së kundër Dikoviqit dhe kundër tre ish pjesëtarëve të brigadës së motorizuar 37 të UJ për krimin në Rezallë, në të cilin pjesëtarët e forcave i kanë vrarë mbi 40 civilë, prej të cilave 27 janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Parë Themelore, me të cilën FDH është obliguar që t’ia paguajë gjeneralit Dikoviq 550.000 dinarë në emër të kompensimit të dëmit për shkak të cenimit është sjellë në datën 3 mars të vitit 2016. FDH e ka pranuar aktgjykimin në fillim të muajit prill. Procesverbalet e gjykimit janë në dispozicion këtu.

Share