Dëshmia e parë e viktimave në gjykimin për krimin e kryer në Tërnj

Dëshmia e parë e viktimave në gjykimin për krimin e kryer në Tërnj

Logo FHPTë martën dhe të mërkurën, në datën 27 dhe 28 tetor të vitit 2015, në ora 9:30, në sallën e gjykimit 2 të Gjykatës Speciale, ka vazhduar gjykimi për oficerët dhe nënoficerët e Ushtrisë së Serbisë, Rajko Kozlinin dhe Pavle Gavrilloviqin për krimin kundër civilëve në fshatin Tërnj, të kryer në muajin mars të vitit 1999. Pas shtyrjes së  pesë shqyrtimeve kryesore paraprake,  në gjykim, javën e ardhshme, për herë të parë do të dëshmojnë viktimat dhe dëshmitarët okular të krimit.

Prokuroria për Krime të Luftës (PKL) e ka ngritur aktakuzën kundër oficerëve dhe nënoficerëve aktiv të Ushtrisë së Serbisë, Pavle Gavrilloviqit dhe Rajko Kozlinit për krim të luftës kundër popullatës civile. Me aktakuzë atyre iu është vënë në barrë se, si ish pjesëtarë të brigadës së motorizuar 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë (br. e mt. 549. e UJ-së), së bashku me pjesëtarë të tjerë të Batalionit të Logjistikës, në datën 25 mars të vitit 1999 i kanë vrarë së paku 27 civilë, banor të fshatit Tërnj të Suharekës (Therandës) në Kosovë – meshkuj të vjetër, gra dhe fëmijë, në mesin e të cilëve edhe një djalë të moshës katër vjeçare.

Sipas aktakuzës, Pavle Gavrilloviqi e ka dhënë urdhrin që në fshat „nuk guxon të ketë të mbijetuar“, kurse Rajko Kozlini ka shtënë në kokën e një plaku në mënyrë që t’iu tregojë ushtarëve të tjerë se si t’i vrasin civilët. Mbi rolin dhe përgjegjësitë e Gavrilloviqit dhe Kozlinit për krimet e kryera qysh para 13 vitesh kanë dëshmuar, nën masa të mbrojtjes, dy ish pjesëtar të br. mt.  549. të UJ, në lëndën kundër Sllobodan Millosheviqit (P-41 dhe  P -32) dhe në vitin 2007 në lëndën kundër Millan Millutinoviqit dhe të tjerëve (P-82 dhe P-54).

Në momentin e ngritjes së aktakuzës, Gavrilloviqi dhe Kozlini kanë qenë në shërbimin aktiv të Ushtrisë së Serbisë (US) dhe, sipas informacioneve me të cilat disponon FDH, ata deri më sot nuk janë larguar nga detyra. FDH, pas ngritjes së aktakuzës, në muajin nëntor të vitit 2013 i është drejtuar me një apel Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të US që, në pajtim me Ligjin mbi Ushtrinë e Serbisë, përkohësisht t’i largojë nga shërbimi ushtarak të akuzuarit për krime të luftës. Sipas nenit 77 të Ligjit mbi Ushtrinë e Serbisë, personi ushtarak mund të largohet nga detyra nëse vepra penale, për të cilën akuzohet, është “ e një natyre të tillë sa që do të ishte e dëmshme për interesin e shërbimit që personi i tillë edhe më tutje të mbetet në detyrë”.

Ministria e Mbrojtjes e ka refuzuar kërkesën për informacionin me interes publik, të cilën e ka drejtuar FDH në lidhje me statusin e të akuzuarve në US pas ngritjes së aktakuzës, duke e vënë në pah se të dhënat e kërkuara janë të mbrojtura si të dhëna personale dhe si të dhëna “të rëndësishme për mbrojtjen e vendit”. Duke vendosur lidhur me ankesën e FDH-së, personi i Autorizuar i ka refuzuar argumentet e Ministrisë dhe ka urdhëruar që të dhënat e kërkuara t’i dorëzohen FDH-së në afat prej pesë ditësh. Afati për përmbarimin e vendimit të personit të Autorizuar ka kaluar para më shumë se 16 muajsh, kurse Ministria ende nuk i ka dorëzuar të dhënat e kërkuara. Personi i autorizuar, në datën 22 shtator të vitit 2015, përfundimisht e ka sjellë përfundimin mbi lejimin e përmbarimit, në të cilin i urdhërohet Ministrisë që FDH-së t’ia dorëzojë të dhënat e kërkuara në afat prej dy ditësh, nën kërcënimin e dënimit me gjobë në të holla. FDH ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Ministria.

FDH në muajin maj të vitit 2008 e ka ngritur padinë penale kundër 11 pjesëtarëve të br. mt. 549.  të UJ-së për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale në Tërnj.

Në muajin mars të vitit 2013, FDH e ka publikuar dosjen  mbi veprimtarinë e br. mt. 549. të UJ-së, në të cilën është përshkruar pjesëmarrja e pjesëtarëve të kësaj njësie në krimin në Tërnj, midis të tjerash, edhe nga Gavrilloviqi dhe Kozlini.

Share