Përse gjykimet për krimet e luftës në Serbi fshihen nga publiku?

Përse gjykimet për krimet e luftës në Serbi fshihen nga publiku?

#IzSudnice - Sajt  - 4Kryetari i Gjykatës së Lartë në Beograd ia ka ndaluar Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) incizimin e mbrojtjes publike të aktgjykimit të shkallës së parë në lëndën Beli Manastir pa arsyetim lidhur me arsyet e vendimit të tillë. Vendimi i këtillë i kryetarit të gjykatës është praktikë e gjykatave që të kufizojnë shikimin nga ana e publikut në gjykimet për krimet e luftës në Serbi, me çka në masë të madhe zvogëlohen shanset për dialog shoqëror dhe ballafaqim me krimet e kryera gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit XX.

FDH në datën 26 maj të vitit 2015 ia ka dërguar kërkesën kryetarit të Gjykatës së Lartë në Beograd që t’ia miratojë incizimin e shpalljes publike të aktgjykimit në lëndën Beli Manastir (Zoran Vukshiqi dhe të tjerët) të caktuar për datën 29 maj të vitit 2015. Kërkesën e vet, FDH e ka bazuar në Ligjin mbi organizimin dhe kompetencat e organeve shtetërore në procedurën për krimet e luftës,  i cili parasheh që incizimin e shqyrtimit kryesor me qëllim të prezantimit publik mund ta miratojë kryetari i gjykatës pas marrjes së mendimit të palëve. Në përgjigjen e tij të datës 28 maj të vitit 2015, kryetari i Gjykatës së Lartë në Beograd, Aleksandër Stepanoviq e ka cekur vetëm atë se kryerja e incizimit të aktgjykimit nuk është miratuar pa ndonjë arsyetim.

Ligji mbi organizimin dhe kompetencat e organeve shtetërore në procedurën për krimet e luftës nuk kërkon në mënyrë eksplicite arsyetimin e vendimit mbi ndalimin e incizimit të gjykimit. E megjithëkëtë, vendimi i arsyetuar gjyqësor përbënë një standard të padiskutueshëm të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut në gjykimin e drejtë. Ashtu siç Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut e cek në praktikë: vetëm me dhënien e vendimit të arsyetuar mund të ekzistojë mbikëqyrja publike ndaj zbatimit të drejtësisë. Po ashtu, Ligji mbi procedurën penale (neni 365) urdhëron që vendimi mbi përjashtimin e publikut duhet të jetë i arsyetuar dhe të shpallet publikisht. Ashtu siç ndalimi i incizimit të gjykimeve, që, përndryshe thellësisht janë publike, përbënë një aspekt të kufizimit të anës publike të gjykimit, dispozita relevante e Kodit është dashur që në mënyrë analoge të jetë e zbatuar në këtë rast.

Me ndryshimet e Ligjit mbi organizimin dhe kompetencat e organeve shtetërore në procedurën për krimet e luftës të vitit 2009 është lehtësuar procedura e incizimit të këtyre lëndëve në krahasim me procedurat e tjera gjyqësore pikërisht sepse është njohur nevoja që publiku të njihet me faktet dhe me provat mbi kimet e kryera të luftës. Megjithëkëtë, për më shumë se 12 vite të procesimit të krimeve të luftës në Serbi, publiku nuk ka pasur rast të shoh asnjë dëshmi të viktimave, të kryerësve dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës, të cilët marrin pjesë në këto lëndë, si dhe as publikimin e ndonjë aktgjykimi. Për dallim nga Serbia, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kroaci, gjykimet për krimet e luftës rregullisht incizohen dhe prezantohen me anë të mjeteve të informimit publik.

Pos ndalimit të transmetimit dhe të incizimit të gjykimeve të krimeve të luftës, qasja e publikut në lëndët e krimeve të luftës në mënyrë të paligjshme kufizohet edhe me anonimizimin e aktgjykimeve në këtë lëndë, përkatësisht me hijesimin e të dhënave të caktuarave me qëllim të, siç pretendohet, mbrojtjes së të dhënave mbi personalitetin. Në praktikë, anonimizimi rezulton në redaktimin e tepruar të të dhënave, të cilat shpesh përfshijnë edhe emrat e të akuzuarve, të viktimave, të dëshmitarëve e, madje, edhe të avokatëve, të gjyqtarëve dhe të ekspertëve, gjë që bënë që aktgjykimet në lëndët në krimet e luftës të jenë të palexueshme të të paqasshme për publikun. Komisionari për informata të rëndësisë publike ka vlerësuar që kjo praktikë përbënë përpunim të tepruar të të dhënave mbi personalitetin, që është i ndaluar me ligj.

Më shumë lidhur me anonimizimin dhe prezantimin e gjykimeve për krimet e luftës në publik shihni në Analizën e procesimit të krimeve të luftës në Serbi.

Share