Anëtarët e Këshillit Drejtues të FDH-së
Iavor Rangelov, kryetar i Këshillit Drejtues
Iavor Rangelov është hulumtues bursist në Katedrën për Politikë Globale të Shkollës Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike dhe nënkryetar i Rrjetit Londinez për Drejtësinë Tranzicionale. Po ashtu është bursist në programin për hulumtime dhe trajnim në Studimet për Politikën e Jashtme Evropiane dhe Siguri (EFSPS), që i financon hulumtimet e tij post-doktorale dhe atë të vizitës së Qendrës për Politikë Evropiane (Bruksel), Institutit të BE-së për Studimin e Sigurisë (Paris), Institutit për Studime Ndërkombëtare në Barcelonë (Barcelonë) dhe T.M.C. Asser Institutit (Hagë). Për momentin punon në hulumtimin e qasjeve evropiane ndaj drejtësisë dhe sigurisë në proceset paqësore dhe tranzicionet pas konfliktit, që hulumtojnë rolin e aktorëve të shoqërisë civile në sigurinë globale. Nga viti 2003 merr pjesë në nismat e shoqërisë civile dhe në punën këshilluese në hapësirën e Ballkanit Perëndimor dhe Avganistanit.
Florence Hartmann
Florence Hartmann është analiste politike, eksperte për çështje të Ballkanit, me përvojë shumëvjeçare në punën në çështjet e të drejtave të njeriut. Në vitin 1985 i ka kryer studimet për master për Letërsi të Huaj dhe Civilizim në Universitetin Paris-Nintere (Univesity Paris-Ninterre). Ka punuar si autore e analizës javore të raportimit të mediave në gjuhën franceze dhe spanjishte për ambasada (1987-1990), si gazetare e revistës Le Monde (1990-2000). Në periudhën e viteve 2000 – 2006 ka punuar si zëdhënëse dhe shefe e komunikimit në Prokurorinë Ndërkombëtare të Gjykatës Penale për ish Jugosllavi, kurse prej vitit 2000 deri në vitin 2003 në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandë. Ka qenë e angazhuar në misionet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) në vitin 1999, në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime në Institutin për Shkenca Politike të Parisit (Centre for International Studies and Research, Paris Institute of Political Studies) në vitin 1998, Reporterët pa kufi dhe Institutin Evropian për Media në Dizeldorf në vitin 1997.
Tihomir Loza
Tihomir Loza është zëvendës-drejtor i Transitions Online (TOL), organizatës ndërkombëtare me seli në Pragë, e cila merret me botimet në internet dhe me zhvillimin e mediave në ish vendet komuniste të Evropës dhe Azisë. Ka qenë redaktor i Revistës Transitions dhe redaktor për Ballkanin në publikimet e Institutit për Raportim për Luftën dhe Paqen (Institute for War and Peace Reporting). Tihomiri ka qenë anëtar i ekipit të producentëve, që e kanë prodhuar serinë e BBC-së „Vdekja e Jugosllavisë“ dhe „Rënia e Millosheviqit“. Gjatë viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë në Sarajevë ka punuar si gazetar dhe redaktor në mediat Naši dani, Nedjelja dhe Oslobođenje. Për revistën Transitions magazin dhe javoren European Voice shkruan rregullisht mbi temat që lidhen me Ballkanin.
Marika Theros
Marika Theros është eksperte për të drejtat e njeriut dhe zhvillim organizativ me përvojë pune më shumë se 12 vjeçare në fushat që kufizojnë me politikën publike, ato akademike dhe shoqërinë civile. Ofron këshilla strategjike dhe programore në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile për një varg organizatash si dhe për individ të shquar të caktuar. Për momentin është e angazhuar si hulumtuese e lartë në Institutin për Efikasitet Shtetëror në Uashington. Merr pjesë në Programin e Hulumtimit të Shoqërisë Civile pranë Shkollës Londineze për Ekonomi (SHLE), në kuadër të së cilës posaçërisht merret me çështjen e përgjegjësisë, të drejtësisë dhe të konflikteve. Krahas kësaj, ajo është anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Rrjetit Londinez për Drejtësi Trazicionale dhe për momentin është duke e përfunduar doktoratën në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar të SHLE.
Tin Geber
Tin Geber është strateg kreativ, teknolog dhe menaxher i projektit me përvojë në hartimin e programeve dhe shërbimeve humanocentrike, në zbatimin e projekteve dhe mbajtjen e punëtorive. Në punën e tij është i përkushtuar në ndihmën për organizatat, të cilat i synojnë ndryshimet shoqërore në mënyrë që në mënyrën më të mirë të shfrytëzohen të dhënat dhe teknologjia, kurse posedon edhe përvojë të madhe ndërkombëtare nga tema tejet të ndryshme dhe të gjitha fushat e zhvillimit. Zotëri Geber ka bashkëpunuar me Arkivat e Shoqërisë së Hapur në ndërtimin e planeve të digjitalizimit dhe të kategorizimit për ruajtjen e korpusit të plotë të të dhënave nga projekti i Fondit për Shoqërinë e Hapur, që ka të bëjë me Romët. Po ashtu, e ka dhënë kontributin e tij edhe me punën për Amnesty International në atë mënyrë që i ka dhënë rekomandimet e veta në pikëpamje të strategjisë dhe të platformës për përparimin e bazës së të dhënave të Personave nën rrezik. Për një grup gazetarësh nga Meksika, të cilët kanë dashur për ta hulumtuar korrupsionin dhe shpenzimin pa destinacion të mjeteve nga ana e qeverisë, e ka hartuar platformën online të tipit mikrotasking me qëllimin që në mënyrën më të lehtë të mundësohet mbledhja e mjeteve për digjitalizimin manual. Ky projekt është shndërruar në projekt të pavarur, i cili quhet Moonsheep dhe për momentin është duke u zhvilluar, kurse në mënyrë të suksesshme e kanë shfrytëzuar dy grupe të tjera (OPORA në Ukrainë dhe K-Monitor në Hungari). G. Geber për momentin bashkëpunon me UNDP-në, Serbi, dhe iu ndihmon në zhvillimin e „Informatorit Digjital”, versionit digjital të broshurës, të cilën duhet ta përpilojë secili institucion publik.