Në drejtim të strategjisë në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi – sesioni i mbështetjes së viktimave dhe dëshmitarëve

Në drejtim të strategjisë në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi – sesioni i mbështetjes së viktimave  dhe dëshmitarëve

sesija_o_podrsci_zrtvama_i_svedocimaTë enjten më 9 tetor të viti 2014. në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i parë konsultativ mbi hartimin e propozimit të strategjisë së procedimit të krimeve të luftës në dekadat e ardhshme. Takimi ishte përkushtuar mbështetjes së viktimave dhe dëshmitarëve të krimeve të luftës në Serbi.

Takimi u përcjell nga përfaqësuesit e Prokurorisë për Krime Luftë të Republikës së Serbisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë Republikës së Kroacisë, Delegacionit të BE-së në Serbi, misioni i OSBE-së në Serbi, Ministrisë së Punës, punësimit, çështjes ushtarakë dhe sociale, Qendra e Qytetit për Punë Sociale në Beograd, Gjykata e Lartë e Serbisë, Departamenti për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave dhe të dëmtuarve të Gjykatës së Lartë në Beograd, Qendra IAN për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Shoqata e viktimologëve në Serbi, FDH, Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut dhe nga përfaqësuesit e viktimave të krimeve të luftës.

Nga pjesëmarrësit u diskutua praktika e deri tanishme ,mundësia e përmirësimit të sistemit të ndihmës dhe mbështetja e viktimave para, gjatë dhe pas dëshmisë së lëndës për krime lufte. Si dhe u diskutua mbi modelin e ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme psikologjike për viktimat aktuale.

Sugjerimet dhe propozimet e pjesëmarrësve do të përfaqësojnë bazën e propozimi të strategjisë në procedimin e krimeve të luftës në Serbi në periudhën 2015-2025, e cila do ti dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë e Republikës së Serbisë deri në fund të vitit 2014.

Share