Buletini i eseve të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Buletini i eseve të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

zbornik2Buletini i eseve të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale u krijua në kuadër Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale organizuar nga FDH, Shoqatës “Juristi” në Sarajevë dhe FDH Kosovë, me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Në numrin e parë të „Buletinit” studentët në esetë të tyre analizuan mënyrat e memorializimit dhe realizimin e së drejtës për dëmshpërblim në Bosnje e Hercegovinë, mekanizmave jashtë- gjyqësor për përcaktimin e fakteve të vërtetuara në vendet post- jugosllave, gjykimet për krime të luftës pranë TPNJ-së dhe gjykatave në Kosovë, përmbajtjen e teksteve shkollore nga historia e Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe roli i mediave në procesin e drejtësisë tranzicionale. Ndër autorët ishin politikolog/e, jurist/e, ekonomist/e, komunikolog/e tij, filozof/e etj. Disa prej tyre janë aktivë në shoqërinë civile, disa punojnë si asistentë dhe bashkëpunëtorë në mësimdhënie në universitete në vendet e tyre, disa prej tyre janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh në organizata ndërkombëtare, të cilat ndër të tjera merren me çështjet e drejtësisë tranzicionale.

Shkolla Rajonale e Dretesisë Tranzicionale është program dhjetë ditor i edukimit joformal në lidhje me mekanizmat për ballafaqimin me të kaluarën dhe strategjinë e drejtësisë tranzicionale. Në kudër të Shkollës studentët përpunojnë temat në lidhje me mekanizmat jashtë-gjyqësor për verifikimin e fakteve mbi krimet e së kaluarës, proceseve gjyqësore pran Tribunalit të Hagës, shkeljeve të të drejtave të njeriut në reparacion, reforma institucionale dhe kontributi i arkivave, mediave dhe artit në verifikim e së vërtetës dhe llogaridhënies, kulturës dhe konfliktit të kujtesës si dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konfliktuoze.

Këtu mund ta gjeni “Buletinin e eseve të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale”.

Share