Zona e (pa)përgjegjësisë
Të hënën, në datën 24 mars, bëhen 15 vite nga fillimi i aksionit sistematik të spastrimit etnik dhe të dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ushtruar nga ana e forcave të armatosura të ushtrisë dhe të policisë serbe gjatë intervenimit të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ). Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) iu bënë thirrje institucioneve të Republikës së Serbisë që viktimave të krimeve në Kosovë dhe familjeve të tyre t’ua sigurojnë drejtësinë, me procesuimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës, pa marrë parasysh pozitën e tyre në kohën e kryerjes së krimeve brenda hierarkisë së atëhershme të pushtetit, por edhe me ofrimin e satisfaksionit të drejtë për vuajtjen dhe pësimet e përjetuara.
Gjatë aksioneve dy muaj e gjysmë të forcave serbe janë vrarë dhe përdhunshëm janë arrestuar mbi 7.000 civil shqiptarë, deri sa mbi 800.000 sish janë deportuar. Deri tash nuk është vërtetuar numri i personave, të cilat i janë ekspozuar torturës dhe keqtrajtimit seksual, kurse janë shkatërruar dhe janë plaçkitur një pjesë e madhe e pronës dhe e objekteve religjioze të shqiptarëve në Kosovë.
Krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë janë kryer në mënyrë sistematike dhe çdo ditë. Brenda vetëm një dite, në datën 26 mars të vitit 1999, në Krushën e Vogël, në Suharekë, Landovicë, Celinë dhe në vendet e tjera janë vrarë pothuajse 700 civilë. Në ekzekutimet masive janë vrarë gratë, fëmijët dhe pleqtë. Trupat e tyre janë djegur, janë hedhur nëpër bunare ose janë fshehur në lokacione të fshehura. Varreza më e madhe masive e fshehtë është gjetur në pranverën e vitit 2001 në periferinë beogradase në zonën e Batajnicës. Në te janë varrosur mbi 700 trupa, kryesisht civilë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe 75 fëmijë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ) në aktgjykimet ndëshkuese në lëndët Shainoviqi dhe të tjerët dhe në lëndën Gjorgjeviq e ka vërtetuar ekzistimin e planit shtetëror, qëllim i të cilit ka qenë dëbimi i një numri të madh të shqiptarëve të Kosovës, në mënyrë që të sigurohej kontrolli i përhershëm serb mbi Kosovën. Ekzistimi i planit, midis të tjerash, është vërtetuar në bazë të zbatimit të një amze të një modeli të krimeve, mosndëshkimit për krimet e kryera dhe shkatërrimit të dokumentacionit të shqiptarëve të Kosovës në kalimet në kufi me Shqipërinë.
Gjykimet para gjykatave në Serbi ende nuk e shprehin vëllimin dhe karakterin e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në procedurat e gjykatave të specializuara dhe me kompetencë të përgjithshme janë proceduar krimet në të cilat janë vrarë vetëm 200 viktima. Bie në sy edhe mungesa e procesuimit të oficerëve ushtarak dhe policor në pozitë të lartë, në zonat e përgjegjësisë së të cilëve, nga vartësit e tyre, janë vrarë me mijëra civilë shqiptarë, i kanë kryer aksionet e organizuara dhe të koordinuara të ndjekjes, vrasjeve, plaçkitjes dhe të fshehjes së trupave të civilëve. Me përjashtim të dy të akuzuare oficerë ushtarak të rangut të ulët (lëndët Qyshku dhe Tërnje) dhe një oficeri policor të rangut të mesëm, i cili me aktgjykim të plotfuqishëm është liruar (lënda Suharekë), deri tash para drejtësisë janë sjellë vetëm persona nga niveli më i ulët i hierarkisë ushtarake dhe policore. Kanë munguar edhe procedurat për krimet më masive të kryera gjatë fushatës së forcave ushtarake dhe policore të Serbisë në kohën e intervenimit të NATO-s, siç janë Meja, Korenica, Krusha e Vogël dhe e Madhe, në Pastaselë dhe Celinë, në të cilat janë vrarë mbi 800 civilë shqiptarë. Nuk ka pasur asnjë gjykim për krimet e kryera gjatë vitit 1998, në të cilat janë vrarë rreth 1.000 civilë.
Prezantimi interaktiv i FDH-së Zone of (non)responsibility do të rekonstruktojë hierarkinë ushtarake dhe policore në lidhje me krimet e veçanta të kryera nga ana e forcave serbe në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999. Rekonstruktimi i strukturave ushtarake dhe policore, duke filluar nga kryerësit e drejtpërdrejtë, bazohet në deklaratat e të mbijetuarve, të dëshmitarëve okular, dëshmitarëve-insajder, dokumente autentike ushtarake dhe policore, harta, raporte forenzike dhe dokumente të tjera, të cilat janë mbledhur në kuadër të procedurave para GJNPJ si edhe në punën hulumtuese të FDH-së dhe të FDH Kosovë. Krahas krimeve në Kosovë, Zone of (non)responsibility do të përmbajë edhe analizat, të cilat kanë të bëjnë me krimet e kryera në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë.